Deri kur, Kosova me Fusnotë?

Politika

Deri kur, Kosova me Fusnotë?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 tetor 2016 Në ora: 18:24
Ilustrim

Sipas analistit Ismet Haziri,  çdo marrëveshje që cënon, degradon dhe zbeh pozitën e shtetësisë të Kosovës janë kompromise të dhimbshme, që fatkeqësisht as nuk kanë filluar me fusnotë dhe as nuk do të përfundojnë me fusnota. 

Fusnota është dëmi kapital që e ka zbehur dukshëm rolin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi shumica e marrëveshjeve janë gati ta pamundshme që të zbatohen. Analistët politikë kanë vlerësuar, se fusnota po bën dëme edhe në njohje te reja, pasi Kosova ka treguar kot fleksibilitet për shkak të mosdijes dhe paraqitjes së saj si jokonstruktive dhe e tepruar.

Sipas tyre, çështja e fusnotës, tashmë e ka humbur ndikimin që ka gatuar në fillim dhe gradualisht mund edhe do të harrohet. Ata kanë pohuar se askush dhe asgjë, nuk mund ta ndalë progresin e Kosovës, nëse të gjithë i qëndrojnë besnik idesë së ndërtimit të shtetit të së drejtës.  

Ismet Haziri njohës i çështjeve politike ka thënë se "fusnota" dhe përfaqësimi i Kosovës me "Fusnotë" ka qenë zgjedhje e balancuar e cila është pranuar me ndikimet dhe presionet e Serbisë përmes kanaleve diplomatike sëbashku me Rusinë dhe që bazën e ka pasur në rezolutën tashmë "Dinosaur-1244". 

Sipas tij, çdo marrëveshje që cënon, degradon dhe zbeh pozitën e shtetësisë të Kosovës janë kompromise të dhimbshme, që fatkeqësisht as nuk kanë filluar me fusnotë dhe as nuk do të përfundojnë me fusnota.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat