Thaçi “hodhi” mjegull për të kaluar Demarkacionin?

Politika

Thaçi “hodhi” mjegull për të kaluar Demarkacionin?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 17 tetor 2016 Në ora: 15:53
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ismet Haziri, analist politik, konsideron se dalja e presidentit me letrat drejtuar prokurorisë nuk e tërheq shumë vëmendjen e publikut për demarkacionin, ngase demarkacioni është një obligim shtetëror, të cilin Kosova duhet t’a përmbyll në një mënyrë. 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të hënën e kaluar thirri konferencën e parë për media, në të cilën tregoi se i ka dërguar katër letra në adresë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Letrat e tij kanë të bëjnë me zbardhjen e disa rasteve të krimeve, të cilat kanë ndodhur në Kosovë gjatë e pas luftës, ndër të tjera edhe zbulimin e atentatit kundër ish-Presidentit të Kosovës të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, që ndodhi në vitin 2005.   Inicitativa e tij u komentua nga pozita, opozita e shumë analistë në mënyra të ndryshme. 

Disa thanë se nisma e tij është e vonuar, disa e quajtën të duhurën, e të tjerët thanë që ai po kërkon zbardhjen e vrasjeve që i ka kryer vetë. Por, a kishin tendencë këto veprime të Thaçit edhe për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga dështimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, meqë dihet që qeveria nuk i pati votat për ta votuar atë?

Analisti Blerim Burjani mendon se Thaçi e ka të qartë se çështja e demarkacionit nuk mund të vendoset në rend dite në Kuvend pa i siguruar votat e deputetëve. Sipas tij, marrja me tema të tjera, sikurse thirrja e organeve të rendit për t’u marrë me kryesit e veprave penale, që më së shumti i atakon pikërisht njerëzit e tij, nuk e bëjnë atë më të papërgjegjshëm. “Punësimi ilegal e pa kritere dhe pa barazi, marrja e perspektivës së të tjerëve, të cilët kanë mundur t’i ofrojnë shumë shtetit në kuptim profesional, nuk e bëjnë Thaçin të papërgjegjshëm. Ai ka emëruar njerëz pa profesion ose me profesione jo adekuate nëpër ambasada të shtetit të Kosovës nëpër botë, të cilët kanë shkuar me listën e bërë nga PDK dhe Thaçi”, ka thënë Burjani për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat