Regresi i Kosovës edhe në vitin 2016!

Politika

Regresi i Kosovës edhe në vitin 2016!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 19 tetor 2016 Në ora: 17:14
Foto arkiv

Së shpejti pritet të dalë në dritë, raporti i progresit për Kosovën, për vitin 2016. Një raport ky që nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga ai vitit të kaluar, për shkak të situatës politike.

Aashtu si në vitin 2015 edhe viti 2016 e ka gjetur Kosovën në krizë politike. Funksionimi jonormal i Kuvendit, përplasje opozitë-pozitë për Demarkacionin dhe Asociacionin, janë disa nga rrethanat, në të cilat është gjendur Kosova këtë vit. Për pasojë një sërë ligjesh nuk janë miratuar dhe një sërë reformash kanë mbetur pezull. 

Opozita pasi qëndroi gjashtë muajt e  parë jashtë Kuvendit, ndryshoi qasje pjesërisht. Fillimisht në Kuvend u kthyer Vetvendosje e më pas edhe Nisma e AAK –ja. Ndërkohë, që Opozita dhe Pozita përplaseshin për Demarkacionin, Asociacionin dhe shkeljen e mundshme të Kushtetutës, në skenë doli edhe skandali “Pronto 2”, apo siç njihet ndryshe afera e përgjimeve, ku objekt ishin, deputeti Adem Grabovci, Zenun Pajaziti dhe disa zyrtarë të tjerë nga PDK –ja. Kjo aferë çoi në përshkallëzim të marrëdhënieve pozitë –opozitë, edhe pse Prokuroria ndërhyri me pretekstin se do të zhvillonte hetime.

Duke patur parasysh të gjitha këto zhvillime, nuk pritet që raporti i Progresit 2016 për Kosovën, të jetë pozitiv, por i njëjtë thuajse me atë të vitit të kaluar. “Kuvendi i Kosovës mbetet të miratojë reformën zgjedhore e cila është vonuar. Anëtarësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut mund të ndihmojë në këtë drejtim.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat