A qëndron Thaçi, pas debatit Shqipëri - Kosovë?

Politika

A qëndron Thaçi, pas debatit Shqipëri - Kosovë?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 20 tetor 2016 Në ora: 16:27
Hashim Thaçi

Kohët e fundit, të ashtuquajturit politikanë, analistë, këndej dhe andej kufirit kanë shpërthyer në sharje, fyerje e akuza ndaj njëri tjetrit, deri në atë atë pika, saqë thua se Kosova ka kërkuar dhe po kërkon pavarësinë e ndaj Shqipërisë. Gjithçka ka ndodhur pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd, në lidhje me Kosovën, ndërsa ka bërë apel që Serbia ta njohë Kosovën. 

I pari që iu kundërvu kryeministrit Rama, ishte ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili deklaroi, se Shqipëria nuk ka përse të përzihet në raportet Kosovë-Serbi. “Përjashtoj çdo përzierje të Tiranës në raportet Kosovë – Serbi. Kosova shtet i pavarur, Shqipëria nuk është një aktor global’’, ka deklaruar Hoxha. Ky i fundit, më tej ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin raportet e Kosovës me Serbinë.

Ndryshe Ministri Hoxhaj, njihet si dhe nga mbështetësit më të mëdhenj të Presidentit Hashim Thaçi. Ndaj pyetja shtrohet, se a qëndron Thaçi prapa debatit Kosovë –Shqipëri dhe se cila është arsyeja që e nxiti këtë debat? A po kërkohet të hidhet mjegull dhe të lihen në harresë, çështjet, si Demarkacioni, Asociacioni, të cilat e futën Kosovën në krizë politike?

Pikërisht, në kohën kur polemikat mes shqiptarëve ishin në kulmin e tyre, Presidenti Hashim Thaçi, është reaklamuar në një foto me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si për të treguar se gjithçka ishte e sajuar, thjeshtë sa për të nxitur debat, pa arsye. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat