Nuhi Uka, “pistoletë”, në duart e të inkriminuarve të politikës

Politika

Nuhi Uka, “pistoletë”, në duart e të inkriminuarve të politikës

Nga: Etleva Skonja Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:26
Nuhi Uka

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila shpalli të pafajshëm ish kreun e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, ndaj këtij të fundit, kanë nisur sulme të njëpasnjëshme, duke harruar kështu fajtorët e vërtetë që kanë në duar peshoren e drejtësisë. Duke bërë Nuhi Ukën tabelë qitjeje, po rehabilitohen “kriminelët”, të cilët janë pjesë e drejtësisë dhe “kriminelët”, që kanë bërë emërimet në drejtësi. 

Bëhet fjalë këtu edhe për EULEX –in, të cilët e kanë patur rastin Uka në dorë  dhe si  në mjaft raste të tjera, kanë dështuar edhe me këtë rast. Për keqardhje është edhe heshtja e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial. Të paktën prokuroria, pas dyshimeve që janë hedhur,  menjëherë duhej të kishte nisur hetimet sipas detyrës zyrtare, ndaj gjyqtarëve të Apelit, që kanë dalë me një vendim shfajësues.

Gjithashtu edhe Këshilli Gjyqësor, nëse do të ishte profesional dhe jo i emëruar nga politika, duhej të kishte kërkuar një gjë të tillë. Është e vërtetë që nuk diskutohen vendimet e Gjykatave, por kjo nuk do të thotë të heshtet, kur “dora e inkriminuar e politikës” ndan drejtësinë.   Pika e parë e aktuakuzës me numër  PPS nr.253/09, ngritur nga  prokurori i EULEX-it, Joachim Stollberg dhe Andrew Carney,  

kishte të bënte me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare apo autorizimit,  kundër të (ish)  të akuzuarve Nuhi Uka, Olga Janiçijeviq, Sanije  Muçolli, Shemsije Sheholli, Rrahman Retkoceri dhe Tihomir Mikariq. Pika e dytë e akuzës i ngarkonte (ish)   të akuzuarit për nxjerrje të vendimit të kundërligjshëm. Olga Janiçijeviq, Ekrem Agushi, Ferid Bislimi, Sanije Muçolli, Shemsije Sheholli, Tihomir Mikariq dhe Rrahman Retkoceri, sipas aktakuzës, të përpiluar nga Stollberg, gjatë periudhës kohore 2006-2007, në pozitat e tyre si (ish)  gjyqtarë të Gjykatë Komunale të Prishtinës, dhe Rrahman Retkoceri, Ekrem Agushi e Ferid Bislimi, në pozitat e tyre si gjyqtarë në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës (ish)   (gjyqtarë të shkallës së dytë), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, u akuzuan se i kanë shpërdoruar pozitat e tyre zyrtare duke lëshuar qëllimisht dhe në mënyrë të kundërligjshme të drejtat pronësore në 15 raste të tokës së lidhur me ndërmarrjet në pronësi shoqërore  NPSH. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat