Dështon rezoluta e Kuvendit, për Nehat Thaçin

Politika

Dështon rezoluta e Kuvendit, për Nehat Thaçin

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 tetor 2016 Në ora: 16:20
Nehat Thaçi

“Në gjykimin tim profesional, mendoj se e gjithë kjo situatë e dhimbshme dhe e patolerueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj vjen si rezultat i përfaqësimit të dobët të Prishtinës zyrtare në nivel bisedimesh me Beogradin zyrtar. Arrestimet e vazhdueshme të shtetasve të Kosovës pa asnjë bazë juridike dhe krejtësisht për motive politike nga ana e Serbisë, por edhe rasti i fundit i arrestimit të drejtorit të policisë së Kosovës, do duhej t’i jepte fund bisedimeve të Kosovës me Serbinë”, ka potencuar Sami Blakaj.

Janë bërë më shumë se  tre javë që nga arrestimi i Drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës Jugore, Nehat Thaçi në Serbi, ndërsa institucionet e Kosovës vazhdojnë të heshtin rreth këtij rasti. Thaçi po vuan masën e paraburgimit në njërin prej burgjeve serbe nën akuzën për terrorizëm. Javën e kaluar, gjykata Speciale në Beograd ka refuzuar kërkesën për anulimin e arrestit të Drejtorit Rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Gazeta, “Bota sot”, ka provuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës rreth asaj se çka është ndërmarrë deri më tani për lirimin e vartësit të saj, por ata nuk janë përgjigjur.  Ndërkohë as rezoluta e Deputetëve të Kuvendit të Kosovës e propozuar nga mazhoroanca që u miratua ditë më parë, ku një ndër pikat kryesore ishte edhe lirimi i menjëhershëm i z. Nehat Thaçi, nuk po zbatohet.

Përveç të tjerash, me anë të kësaj rezolute i bëhet thirrje edhe Bashkimit Evropian që të bëjë kërkesë që të lirohet z. Nehat Thaçi. Në gjithë zhvillimet e këtyre ngjarjeve nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasadat e vendeve mike të Kosovës.  Gazeta “Bota sot”, nuk ka marr përgjigje nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë se përse ata nuk kanë reaguar deri më tash për arrestimin e Thaqit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat