Kushtetuesja, Gjykata, ku me një telefonatë, merren vendime politike

Politika

Kushtetuesja, Gjykata, ku me një telefonatë, merren vendime politike

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 1 nëntor 2016 Në ora: 16:52
Gjykata Kushtetuese

“Ne njohim gjyqtarë të cilët nuk mundën t’i arrinin votat për t’u bërë deputetë. Partitë i mandatuan në Gjykatë Kushtetuese, për të mos i lënë pa punë. Mos të harrojmë se shumë herë kemi dëgjuar z.Thaçin dhe të tjerët duke interpretuar vendimet e Kushtetuesës, ende pa i shqyrtuar kërkesat ajo vetë, organi i mbrojtjes së juridiksionit dhe pavarësisë së vendit”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se si i tillë, mund të dimë se cili organ është i pavarur, ku me një telefonatë edhe vendimet e Millosheviqit po bëhen të plotfuqishme.

Në ceremoninë e shënimit të vitit të shtatë gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, deklaruan se ky institucion është i pavarur nga politika. Efekti i vendimeve të kësaj gjykate, në kuptimin e fuqisë së tyre juridike, sipas presidentit Thaçi, është përfundimtar dhe ato nuk mund t’i nënshtrohen rishikimit nga cilido institucion apo mekanizëm shtetëror. 

“Zbatimi i këtyre vendimeve, duke filluar nga presidenti e deri tek të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ka treguar dhe po tregon se Gjykata Kushtetuese është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në funksionimin e demokracisë në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.  Ndërsa, Veseli ka thënë se në një klimë shpeshherë të polarizuar, Gjykata ka arritur të ruajë objektivitetin dhe paanësinë në vendimet e saj dhe kjo sipas tij, ka ndikuar pozitivisht në kredibilitetin e sistemit juridik dhe subjekteve politike brenda institucioneve të shtetit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat