Kosova “digjet, Ministri Enver Hoxhaj “krihet”

Politika

Kosova “digjet, Ministri Enver Hoxhaj “krihet”

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 1 nëntor 2016 Në ora: 16:55
Enver Hoxhaj

Nuk kanë të ndalur arrestimet e qytetarëve të Kosovës, nga Serbia. Pas arrestimit të  zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Nehat Thaçi, një tjetër qytetarë i Kosovës, Hilmi Kelmendi. është prangosur në Serbi, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Kosovës. Për të njëjtin Gjykata e Beogradit, ka shqiptuar 30 ditë paraburgim.

Por, reagimi i institucioneve të Kosovës, ndaj këtyre arrestimeve thuajse ka qenë zero, pavarësisht se çfarë kanë deklaruar. Është skandal, reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila u bën thirrje qytetarëve të Kosovës, të mos kalojnë nëpër teritorin e Serbisë, ndërkohë, që janë të njëjtët zyrtarë, që kanë folur për zbatim marrëveshjeve në mënyrë të dyanshme.

Pyetja shtrohet, se përse Serbia po vijon ta kërcënojë ende Kosovën me arrestimin e qytetarëve të saj dhe pse është e pafuqishme Prishtina zyrtare për t’i dhënë të njëjtën përgjigje, Beogradit zyrtarë. “MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.

Njëkohësisht, MPJ do të kërkoj edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës”, shkruhet në reagimin e MPJ-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat