Ping-pong me Ligjin për Trepçen!

Politika

Ping-pong me Ligjin për Trepçen!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 4 nëntor 2016 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Me 79 vota pro, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë  kaluar  Ligjin e plotësuar për Trepçen, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë të 10 tetorit,  e madje e kontestuan Ligjin në fjalë edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ua hodhi poshtë pretendimet. Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigandin.

Mirëpo kur ligji, ishtë nënshkruar edhe nga Presidenti, një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EUELX-i, ka arritur  në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye të ndryshme, që të dyja të bazuara në të drejtave themelore që e garantojnë pronën në nenin 46 i Kushtetutës. Krejt në fund, ky gjykatës i EULEX-it thotë se shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.

“Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet”, vjen në përfundim ky gjykatës i EULEX-it. Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë, e cila ka kërkuar që të ndalohet ping –pongu me Ligjin për Trepçen. 

"Ligji për Trepçën nuk mund të kontestohet për kah ana Kushtetuese nga ndonjë gjyqtar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme", ka deklaruar Besnik Berisha,këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat