“Të fortët” e politikës, uzurpuan pronat publike të Kosovës

Politika

“Të fortët” e politikës, uzurpuan pronat publike të Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 nëntor 2016 Në ora: 17:38
Kuvendi i Kosovës

Sami Blakaj njohës i çështjeve politike,  ka thënë se Kosova është vend me të cilin fatkeqësisht akoma sundojnë komandantët e luftës, gjegjësisht politikanët e pas luftës dhe nuk sundon ligji.   Sipas tij, përderisa kemi këtë situatë në vend, ku ligji u bindet komandantëve dhe jo komandantët ligjit, nuk mund të flasim për ligjshmëri, e aq më pak të presim drejtësi.

Kosova ka zhvillimin e një kapitalizmi "klanorë" të lidhur me fuqinë kontrolluese të pushtetit, pasi dita - ditës padrejtësisht po rrëmbehet me forcë nga ‘të fortit’. Fatkeqësisht deri më tani, asnjë pronë e Kosovës që është marrë kundërligjshëm nga shtabi i milionerëve, nuk është liruar.  Siç duket kjo klasë politike e ka ndërtuar një sistem të drejtësisë, që ligjin e komentojnë vetë, nga të cilat janë të paprekshëm, dhe që ligjet shërbejnë vetëm për popullin, ngase Prokuroritë dhe Gjykatat po i shërbejnë politikës dhe interesave të grupeve të ndryshme.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar, se Kosova është vend me të cilin fatkeqësisht akoma sundojnë komandantët e luftës, gjegjësisht politikanët e pas luftës dhe nuk sundon ligji. Sipas tyre, në Kosovë kemi zhvillimin e një kapitalizmi "klanor" të lidhur me fuqinë kontrolluese të pushtetit dhe jo një kapitalizëm mbi kapitalin e fituar në konkurrencë të ndershme.

Rexhep Shahu analist politik ka pohuar se grabitësit, dhe hajnat, nuk i kanë zaptuar pronat padrejtësisht për t’i kthyer e liruar ato, por i kanë grabitur që t’i përvetësojnë. “ Një ditë me këto prona të grabitura do të thonë ne jemi bosat, kapitalistët e Kosovës. Ne jemi elita e Kosovës. Kanë gjetur shesh e bëjnë përshesh, sepse hajnat kanë unitet mes tyre e populli nuk ka unitet, sepse ata e përçajnë popullin, pasi blejnë njerëz influencë tek e tuk dhe e përçajnë popullin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat