Hashim Thaçi u bë qesharak para BE -së

Politika

Hashim Thaçi u bë qesharak para BE -së

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 nëntor 2016 Në ora: 16:19
Hashim Thaçi

“Është qesharake, kur thotë së BE-ja, që në mungesë të unitetit përbrenda, ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE, që nuk është e vërtet, sepse BE-ja që nga 2010 ka kërkuar luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, kërkesë e cila edhe sot ka mbetur mbi tavolinë, ashtu siç tregoi raporti i progresit, ku si kusht kryesor për Liberalizimin e Vizave mbetet ende krimi i organizuar dhe korrupsioni, e që për Qeverinë s’ka rëndësi kjo”, ka thënë Islam Krasniqi.

Kosova fatkeqësisht po vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe pa  perspektivë të  anëtarësimit më të shpejtë në BE-së. Nga ana tjetër Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  po mundohet ta fajësojë BE-në, për bllokimin e perspektivës evropiane  të shtetit të Kosovës duke fshehur dështimet e tij për dy mandate në krye të qeverisë së vendit.  Ai ditë më parë në një reagim tepër hipokrit, siç po quhet nga analistëët politikë,  deklaroi se ne nuk do të pranojmë që qytetarët e Kosovës të trajtohen në mënyrë të pabarabartë, ngase sipas tij është  BE-ja,  ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Kjo deklaratë e tij e cila erdhi pas publikimit të raportit të progresit, ka zgjuar debate dhe mendime të ndryshme tek njohësit e çështjeve politike dhe tek deputetë.
Njohësit e çështjeve politike dhe deputetë kanë vlerësuar se Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, po mundohet t'ia hedhë fajin BE-së për bllokimin e perspektivës evropiane të shtetit të Kosovës, për ti mbuluar dështimet e veta për dy mandate në krye të qeverisë së vendit, duke i mashtruar hallexhnjtë me gënjeshtra e mashtrime. Sipas tyre, BE –ja nuk ka faj pse Thaçi ka instaluar sistemin korruptiv të qeverisjes.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat