Partitë politike shpresojnë, tek “tregtia me vota”

Politika

Partitë politike shpresojnë, tek “tregtia me vota”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 nëntor 2016 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

“Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të manipuluar nga subjektet politike në vend, si rrjedhojë, ky lloj i qytetarit të sotëm, i këtij vendi, nuk ndihet se është pjesë e vendimmarrjes dhe as bartës i proceseve të rëndësishme për të ardhmen e tij. Ai (qytetari) e di shumë mirë se është i manipuluar dhe në kuadër të kësaj loje, i njëjti mundohet që në një mënyrë apo tjetër së paku të përfitojë diçka, duke harruar interesin e përgjithshëm shtetërorë”, ka thënë Nexhmedin Mustafa.

Kosova është vend i vogël dhe ndarja e saj në bastione zgjedhore e degradon vlerën e votës qytetare dhe nivelin e përgjegjësisë elektorale.  Partitë politike e kanë privatizuar  votën e sovranit, përderisa, i referohen Kosovës me bastione. Kjo për faktin se pasi ata votohen, nuk bëhen më merak për t’i realizuar premtimet dhe shërbimet për qytetarët, por realizojnë vetëm dëshirat e veta, dhe politika që instalojnë varfërinë. 

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar, se partitë politike në Kosovë janë të gjitha të majta dhe sillen si rrëmbyes e jo si shërbyes. Sipas tyre, në Kosovë nuk ka formë të mendimit politik sepse nuk ka politikë të djathta dhe të majta, por vetëm të djathtë. 

Ata kanë pohuar se përgjegjësia është e politikës si mekanizëm drejtues i shoqërisë dhe se për këtë nuk ka asnjë dyshim.  Nexhmedin Mustafa, politolog ka pohuar se fjala bastion nuk do të duhej të keqpërdorej nga askush, e aq më pak nga ata që pretendojnë pushtetin. 

Sipas tij, është krijuar përshtypja se për të ardhur në pushtet, sovrani duhet të manipulohet, mashtrohet e tradhtohet vetëm e vetëm për ti marr votën atij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat