“Luftë e ftohtë”, në Drenas

Politika

“Luftë e ftohtë”, në Drenas

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:02
Ramiz Lladrovci e Behgjet Pacolli

Mbajtja e zgjedhjeve vendore në Drenas po afrohet, ndërsa shqetësimet për parregullsi dhe pazare po shtohen. Kjo për shkak të një lufte “të ftohtë”,  që ka nisur mes partive dhe kandidatëve që po garojnë për kryetarë të Komunës së Drenasit.

Përplasja mes Ramiza Lladrovcit dhe kreut të AKR –së, Bexhet Pacolli si dhe përplasja mes kreut të PDK –së Kadri Veseli dhe Nismës për Kosovën, po konsiderohen si përplasje që mund të prodhojnë tensione dhe dhunë.

Në fakt, në Kosovë, në raste zgjedhjesh, është bërë praktikë që të  manipulohen  listat e zgjedhësve, të manipulohen votat e kandidatëve apo edhe  të dështojnë llambat ultravjollcë dhe ngjyra e padukshme.

Duke patur parasysh krimet zgjedhore që kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara, por edhe duke parë situatën aktuale në Drenas, kanë reaguar edhe diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë.  

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, nëpërmjet një letre i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Zgjedhor, Valdete Dakës, që misioni i OSBE-së dhe stafin e saj të kenë qasje të duhur në qendrat e votimit dhe stacioneve në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojë një vlerësim profesional të zhvillimin e procesit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat