Kosova “ra” në grepin e nëntokës së krimit

Politika

Kosova “ra” në grepin e nëntokës së krimit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:04
Kuvendi i Kosovës

Skender Zogaj, analist politik ka pohuar se periudha e ngërçit 6 mujor të vitit 2014 ka qenë aksidenti më i shëmtuar politik dhe shtetëror i faktorit politik në Kosovë, që, në mënyrën me banale ra në grepat e nëntokës së krimit dhe shërbimeve inteligjente antishqiptare, të cilat arritën që ta hedhin në "vdekje klinike" shtetësinë e Kosovës.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjegjësi nga subjektet politike ndonëse, ato më herët,  kanë hedhur akuza ndaj njëra tjetrës, për ngërcin e vitit 2014 për 6 muajt e humbur. Muajt e fundit të vitit 2014 u përcollen me një kaos politik, pasi  nuk ishte miratuar asnjë ligj edhe pse bordet publike kishin nevojë për tu plotësuar pasi ishin të përgjysmuara. Njohësit e cështjeve poltike kanë vlerësuar, se Kosova ka humbur shumë nga ngërçet politike dhe e tërë barra bie mbi liderët e partive kryesore në vend. 

Sipas tyre, Kosovës i mori rreth gjashtë muaj mosfunksioni i  Kuvendit dhe kjo medoemos edhe preku institucionet relevante në vend.  Ata kanë pohuar, se Kosova, si pasojë e ngërçit politik, ka humbur në kohë edhe në proceset e integrimit euro-atlantik, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave dhe një mosfunksionim shtetëror të brendshëm karshi atij ndërkombëtar, si rezultat i mos konsolidimit institucional.

Rexhep Shahu, analist politik ka pohuar, se deri tani nuk është dhënë asnjë përgjegjëse rreth kaosit të vitit 2014 për 6 muajt e humbur, pasi në përgjegjësi të gjitha palët janë ortakë dhe se ‘martesa’  PDK me LDK ishte një ‘martesë’ zori e cila prodhoi vetëm bllokime me pasoja të rënda, pasoja këto të cilave iu dëgjuan krismat më vonë.  

“Statusi i ngrirë, situata e ngrirë, dhe mosfunksionimi i legjislativit, prodhoi mungesë legjislacioni me pasoja që do kohë të mbushen. Nuk ka qenë më e rëndësishme një periudhe kohe prodhimi i legjislacionit, se sa ka qenë në pyetje se kush do të gradohej në poste, dhe në borde, aty ku ka përfitime financiare e politike”, ka thënë analisti Shahu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat