Shkëlqimi dhe rënia e Kadri Veselit

Politika

Shkëlqimi dhe rënia e Kadri Veselit

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:07
Kadri Veseli e Ramiz Lladrovci gjatë fushatës në Drenas

Balotazhi në Drenas, nuk çoi vetëm  në rënie bastionesh, por mbi të gjitha shënoi rënien e kreut të PDK –së, Kadri Veseli. Në Drenas, që nga paslufta zgjedhjet me të parën i ka fituar PDK-ja, madje me mbi 80 përqind  të votave. Por kësaj radhe gjendja ka ndryshuar. 

Kandidati për kryetar të PDK-së, Ramiz Lladrovci ka marrë 46 përqind të votave ose mbi 9 mijë vota, i pasuar nga rivali i tij Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën me 27 përqind të votave, ose 5255 vota. Se e keqja PDK –së, i vinte nga Kadri Veseli, ishte paralajmëruar më herët nga njëri prej themeluesve të  PDK-së, ish-kryeministrit të  Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ky i fundit,  ka mbajtur pozita të rëndësishme për një kohë të gjatë si nënkryetar i partisë, ministër i Punëve të Brendshme dhe dikur kryetar i Mitrovicës dhe reagimi i tij ka ardhur që në kohën kur Veseli ishte numri dy i PDK -së.  

Në një intervistë për mediat vendase, më herët,  Rexhepi  kishtë thënë se “e keqja më e madhe që i ka ndodhur PDK-së është ardhja e Kadri Veselit si zëvendëskryetar i PDK-së, kurse  më tej kishte thënë se SHIK-u,  se ka kapur në dorë jo vetëm partinë, por edhe institucionet më të rëndësishme të shtetit”.

Megjithatë, ky paralajmërimi i Rexhepit ra në vesh të shurdhër.  Me marrjen e pozitës të të parit të PDK –së, Kadri Veseli premtoi riformatim të partisë dhe largimin e të inkriminuarve nga partia.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat