Politikanët e listës zë zezë, të largojnë duart nga Kosova

Politika

Politikanët e listës zë zezë, të largojnë duart nga Kosova

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 17:00
Objekti i Qeverisë së Kosovës

Sipas  Seremb Gjergjit, qytetari nuk duhet t'i votojë njerëzit që janë në listën e zezë të Amerikës.  “Ata që njihen prej kohe që merren me krim të organizuar dhe korrupsion e mbi të gjitha, të jenë vetë pjesë e procesit për ndryshim. Nuk duhet që të jenë vetëm votues, por edhe vendim marrës. Ndryshimi i gjeneratave në partitë e njëjta (secilën parti), nënkupton zbehje apo edhe zhdukje të klaneve. Në këtë mënyrë Kosova frymon më lirshëm”, ka potencuar ai.

Viti 2017  do ta gjejë Kosovën të paintegruar në Bashkimin Evropian. Përgjatë vitit që po lëmë pas, vendi nuk arriti t`i përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave. 

Nga njëra anë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nga ana tjetër ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, ishin dy kushtet themelore, të cilat Kosova nuk arriti t`i plotësoj për të fituar liberalizimin e vizave. Për të mos u mjaftuar me kaq, ndërmjet pozitës e opozitës vazhdojnë akuzat e kundër akuzat, se cila palë i la qytetarët pa liberalizim vizash. 

Sipas analistit Seremb Gjergji, shumë procese në Kosovë mbahen peng e grupeve të interesit.  “Jo vetëm anëtarësimi në BE dhe organizata të tjera. Konkretisht,  në mandatin e kaluar partitë politike, për shkak të interesave nuk e kanë avancuar FSK-në në Ushtri. Rishtazi, nuk kanë përmirësuar kërkesat e BE-së si pjesë e marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Madje, gjendja është më keq se në momentin kur është nënshkruar vitin që shkoi”, ka thënë Gjergji për “Bota sot”.   Më tej, ai ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk po punojnë asgjë për anëtarësimin e vendit në UNESCO. 

“Ministri për Integrim, jep dorëheqje në momentin më të rëndësishmë për Kosovën.  Qeveri i bënë rreth 90 ditë pa këtë ministër - dhe natyrisht se kjo është pengesë shumë e madhe drejtë BE-së.  Kosova, me këtë ritëm nuk mund të pranohet në BE as në vitin 2030. Duhet t'i rrisim kapacitetet dhe angazhimet”, ka theksuar ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat