Të përlyer në korrupsion

Politika

Të përlyer në korrupsion

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 17:12
Ilustrim

Korrupsioni, është faktori, i cili prodhon nepotizmin si dhe krimet ekonomike. Në fakt nga BE –ja, po investohet jashtëzakonisht shumë në departamentin antikorrupsion në Policinë e Shtetit, mirëpo rezultatet thuajse janë zero. Rastet korruptive sa vijnë dhe shtohen, saqë të krijohet përshtypja që shteti u është dorëzuar prontistëve, të cilët janë të paprekshëm nga ligji.

Provat që grumbullohen për korrupsion ose shkatërrohen, asgjësohen ose lihen në harresë, derisa vepra penale të parashkruhet. Ashtu siç po ndodh me hetimet në rastin “Pronto 2”, për të cilat duket, se nuk do të ketë epilog pozitiv.

Se korrupsioni, është ulur këmbëkryq në Kosovë, u potencua edhe në  hapjen e ‘Javës së Anti- Korrupsionit”,  nga ambasadorët e shteteve të Quintit në Kosovë, të cilët  kanë bërë thirrje për luftim të korrupsionit nga institucionet e vendit e veçanërisht ato të drejtësisë.

Llogaridhënia e gjyqtarëve dhe prokurorëve, eliminimi i nepotizmit, si dhe krijimi i një ambjenti të favorshëm për investime të huaja, ishin pikat, ku diplomatët e huaj dhanë alarmin.

Kështu, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, se bashkë me MD-në dhe gjithë sektorin e sistemit të drejtësisë po punojnë,  për t’i ngritur llogaridhënien brenda sistemit që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë më përgjegjës ndaj luftës kundër korrupsionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat