Strukturat e krimit të organizuar, kanë ngulfatur, Kosovën

Politika

Strukturat e krimit të organizuar, kanë ngulfatur, Kosovën

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:16
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Zgjidhja e problemit të demarkacionit dhe hapja e mundësisë për liberalizimin e vizave, krijon gjendje të re në zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, dhe, kjo mund të jetë fatale për strukturat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse, u ngushtohet hapësira dhe mundësia për veprimtari të mëtutjeshme”, ka thënë analisti Skender Zogaj.  

Zvarritja e rikthimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin mund të çojë vendin në një krizën e thellë.  Opozita dëshiron që të mbajë zgjedhje parlamentare pasi që ligji i demarkacionit nuk mund të kalojë, ndërsa ekspertët theksojnë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duhet ta gjej një zgjidhje të përbashkët me opozitën.

Sipas tyre  për të shkuar në zgjedhje vendit i duhen rreth nëntë muaj kohë që t`i përgatitë ato. Por, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është deklaruar të martën rreth çështjes së  Demarkacionit të Kosovës me shtetin fqinjë me Malin e zi.  Mustafa ka thënë, se do të ftojë opozitën dhe shoqërinë civile të caktojnë ekspertët e tyre për të matur kufirin e Kosovës që të vërtetohet se a është ruajt territori i Kosovës apo është humb territor.

“Unë do t’u dërgojë ftesa tani. Në të vërtetë kërkesa të gjithëve dhe partive opozitare dhe shoqërisë civile që ata të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja. Nuk dua ta pengoj askënd. Sepse të gjithë ne dëshirojmë dhe unë dëshiroj si kryeministër i vendit,  që të kem një ekzaminim të ekspertëve dhe të thonë se sa është sipërfaqja e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh kufijtë ekzistues që i kemi tani. Sepse ata po thonë se nuk i keni përfunduar kufijtë me Serbinë. Kufiri me Shqipërinë është ai që ka qenë përpara ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që është kufi i  Kosovës me Shqipërinë

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat