“Peshqit e mëdhenj”, në grepin e banorëve të Drenasit

Politika

“Peshqit e mëdhenj”, në grepin e banorëve të Drenasit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:47
Ilustrim

“Seleksionimi negativ i resurseve njerëzore dhe strukturimi mafioz i tyre, janë të këqijat më zhgënjyese të votuesve, kudo në Kosovë, e sidomos në Drenas, që ka qenë bazeni i preferuar i disa "peshqve të mëdhenj", nga të cilët ka edhe të atillë që për interesa të ulëta pushteti dhe mosarritjen e qëllimeve të lakmuar përfituese e kanë braktisur basenin e PDK-së.

Në bazë të të dhënave të OJQ-ve dhe raportit zyrtar të  KQZ-së për zgjedhjet në Drenas,  del se  është shënuar një “rekord” i  ri i daljes së ulët të qytetarëve  në zgjedhje, për dallim nga të gjitha zgjedhjet e deritanishme. Kjo është edhe dëshmia më e fuqishme që flet se  votuesit janë  të lodhur nga mospërmbushja e premtimeve,  nga niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë  dhe për këtë arsye  bojkotojnë zgjedhjet.  Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se bojkotimi i shprehur në Drenas është tepër domethënës, për vetë faktin se menjëherë pas luftës Drenasi, në të gjitha proceset zgjedhore, ka qenë epiqendra shpërthyese e entuziazmit "atdhetar" që në emër të vlerave të luftës, u ka dhënë pushtet keqpërdoruesve të luftës.  Sipas tyre, kjo tregon se Kosova shumë shpejtë do të krijojë një klasë politike që ka për bazë moralin dhe jo batakçillëkun, pra e thënë ndryshe ka premisa për t’u orientuar drejt forcave politike të djathta që kanë filozofinë,  rendin moral, lirinë, zhvillimin e pronës, etj.

Skender Zogaj, analist politik ka pohuar se mos dalja e numrit shumë të madh të qytetarëve në zgjedhjet për kryetar të Drenasit, është dëshmia e fillimit të këndelljes së banorëve të kësaj trevë, që më në fund kanë filluar të vetëdijësohen dhe ta kuptojnë të keqen, që ia kanë gatuar vetvetes, duke ua dhënë votën dhe fuqizimin sundues njerëzve të gabuar, të cilët që 17 vjet, ia kanë shtjerrë palcën vendit dhe popullit të vet duke ia rrezikuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat