Partitë politike, vatër e korrupsionit!

Politika

Partitë politike, vatër e korrupsionit!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 11 dhjetor 2016 Në ora: 16:18
Ilustrim

Korrupsioni  kryesisht e ka burimin që nga financat e partive politike. Kjo tashmë nuk është perceptim por fakt, derisa edhe partitë politike, mundohen që me çdo kusht t’i mbajnë të fshehtat financat. Deri më tani ka pasur shumë mjegull rreth  asaj se nga financohen partitë politike, kur kihen parasysh shpenzimet milionëshe që i bëjnë kryesisht në fushata zgjedhore. Në këtë mënyrë është krijuar edhe lidhja e bizneseve të caktuara me pushtetin.

Në këmbim të parave që ata japin, në një farë mënyrë kanë nën kontroll politikanët si dhe pothuajse tërë pasurinë e vendit. Më herët, Kuvendi i Kosovës, ka dështuar në përzgjedhjen e auditorit, i cili do të merrte  përsipër auditimin e pasqyrave financiare të subjekteve politike në vend.

Ofertat e pamjaftueshme kanë bërë që të mos  mund të bëhet përzgjedhje të auditorit, i cili në njëfarë mënyre do të verifikonte pasqyrat financiare të  partive politike.

Ndërkohë  analistët politikë prej kohësh u bien këmbanave, pasi spas tyre terri financiar u përshtatet  partive politike. Kështu, duke mos e treguar origjinën e  parave dhe shumën që e shpenzojnë, partitë politike kanë instaluar korrupsionin në Kosovë, duke i mbajtur kështu qytetarët të izoluar dhe nën sundimin e tyre.

Fshehtësinë e financave të partive politike në Kosovë, e ka konstatuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat