“Pronto” dhe “Stenta”, tregues të korrupsionit shtetëror

Politika

“Pronto” dhe “Stenta”, tregues të korrupsionit shtetëror

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 13 dhjetor 2016 Në ora: 16:46
Ilustrim

“Se shumë qeveritarë janë të korruptuar, është një perceptim i përgjithshëm. Afera “Pronto 2”, bëri që ky perceptim të dëshmohet me fakte. Raporti i KDI-së shkon në të njëjtin drejtim. Institucionet të cilat drejtohen nga qeveritarë të korruptuar nuk mund ta luftojnë korrupsionin, sepse ata janë shkaktarët e tij”, ka thënë deputeti Faton Topalli.

Qytetarët e Kosovës mendojnë se 46 % e qeveritarëve janë të korruptuar. Aferat korruptive të shumëpërfolura si rasti “Stenta” dhe afera “Pronto”, kanë ndikuar që qytetarët e Kosovës të kenë këtë mendim. 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ditë më parë ka prezantuar rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit përmes një konference për media në kuadër të shënimit të Javës Kundër Korrupsion.  

Sipas KDI-së, fjalia ‘Zero tolerancë ndaj korrupsionit’ edhe këtë vit mbeti vetëm premtim dhe jo zbatim nga qeveritarët. “Të njëjtin mendim kanë dhënë edhe qytetarët e anketuar për barometrin global të Korrupsionit (GCB) ku kanë raportuar, se mendojnë se 46% e qeveritarëve janë të korruptuar. Ky opinion publik me këtë raport vetëm është përkthyer në përqindje, sepse nuk ishte ndonjë e papritur, pas gjithë përjetimeve që kishim si qytetarë gjatë këtij viti. Në fillim rastin “Stentat” e duke vazhduar me aferat korruptive në rastin “Pronto” e shumë të tjera mes tyre”, ka thënë Majlinda Kurti nga KDI. 

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe deputetët e subjekteve politike opozitare, të cilët përmendin pikërisht aferat e ndryshme korruptive si shkas për këtë mendim të qytetarëve. Faton Topalli, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se institucionet të cilat drejtohen nga qeveritarë të korruptuar, nuk mund ta luftojnë korrupsionin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat