Kadri Veseli tenton të shpëtojë nga “mbytja” Ramiz Lladrovcin

Politika

Kadri Veseli tenton të shpëtojë nga “mbytja” Ramiz Lladrovcin

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 13 dhjetor 2016 Në ora: 16:59
Ramiz Lladrovci e Kadri Veseli

Pas Presidentit Hashim Thaçi, është kryekuvendari Kadri Veseli, i cili po përdor institucionet shtetërore në fushatën elektorale të Drenasit. Të frikësuar nga dështimi në Drenas, ish kreu i PDK –së dhe zëvendësi i tij kanë lënë mënjanë përplasjet, dhe janë zhvendosur në Drenas,në emër të institucioneve që ata përfaqësojnë.

Kështu, Pasi Presidenca zbarkoi në Drenas, edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka përdorur të gjithë “arsenalin” dhe kapacitet e Kuvendit për të mbështetur kandatin e PDK –së, Ramiz Lladrovci, për t’u zgjedhur kryetar iu Komunë së Drenasit.

Duke u hequr si garantues i projekteve të Lladrovcit, Veseli po tenton ta kthejë Drenasin në bastionin e PDK –së. Nga njëra anë kjo lëvizje e kryetarit të Kuvendit, perceptohet si e besueshme, për shkak se ai udhëheq një institucion të rëndëishëm në Kosovë, e nga ana tjetër, ekziston dhe pabesueshmëria, për shkak se premtimet elektorale gjithnjë kanë rezultuar flluskë sapuni, nëse rikujtojmë edhe premtimin e 200 mijë vendeve të punës të bërë nga Presidentit i sotëm Hashim Thaçi.

Por, banorët e Drenasit, duket se janë të bindur për t’i thonë jo analfabetizimit, të inkriminuarve, si dhe të ndryshojnë kurs njëherë e përgjithmonë, nëpërmjet votës së tyre. Kryekuvendarin Kadri Veseli duket se e ka përjetuar rëndë rënien në Drenas, ndaj ka preferuar të hiqet si politikan i pjekur dhe që respekton demokracinë.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat