“Klientët” e Gjykatës Speciale në panik

Politika

“Klientët” e Gjykatës Speciale në panik

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 14 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
Selia e Gjykates Speciale

Gjykata Speciale, po konsiderohet si shpresë nga  qytetarët e Kosovës, për pastrimin e skenës politike. Thënë ndryshe,  hetimet për të ashtuquajtura krime lufte janë vetëm pretekst, pasi synimi i kësaj gjykate është më i gjërë.

Objektivi i hetimit të saj, duket se do të përfshijë edhe krimin e organizuar, korrupsionin si dhe krimet ekonomike. Në të treja këto kategori lakohen disa emra  politikanësh si në rangun qendror ashtu edhe në atë lokal. Ndaj, pjesa më e madhe e politikanëve janë të prirur drejt krizës politike, pasi kjo e fundit, nuk do të lejonte normalizim të situatës dhe shkuarjen e tyre drejt dyerve të Speciales. 

Se duan ta kthejnë në standart krizën politike, të etiketuarit e Speciales, e kanë vërejtur edhe strukturat e BE –së. Në fakt, sipas mediave të huaja, Gjykata Speciale ka qenë  e paralajmëruar më herët, se të diskutohej në Kuvendin e Kosovës,  madje kanë qenë të shenjëstruar dhe personat që do të hetohen prej saj. Për  Presidentin Hashim Thaçi, është shkruar se do të jetë  i pari,  që do të udhëtojë për në Gjykatën Speciale të Hagës.  

Sepse , veç akuzave të tjera, edhe  sipas gazetës “The New York  Times” të datës 25 qershor 1999, Hashim Thaçi së bashku me Xhavit Halitin dhe me Azem Sylën akuzohen për vrasjen e kundërshtarëve të tyre politikë dhe ushtarakë siç ishin Kolonel Ilir Konushevci dhe Kolonel Ahmet Krasniqi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat