Asociacioni, projekti i radhës që ndan Kosovën

Politika

Asociacioni, projekti i radhës që ndan Kosovën

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 dhjetor 2016 Në ora: 17:04
Ilustrim

“Me bisedimet që janë bërë me Serbinë në Bruksel, kjo qeveri vetëm e ka faktorizuar Serbinë në Kosovë, ku për çështje të brendshme është biseduar me një shtet fqinjë,  që është në kundërshtim edhe me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Asociacioni është vazhdimësi e projektit të  radhës për ndarjen e Kosovës dhe themelimi i tij ka të bëj me thellimin e realitetit që ka filluar të krijohet nga viti 99 për copëtimin e Kosovës”,  ka deklaruar deputeti Zafir  Berisha.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë po konsiderohet si pushtet i tretë, sepse me këtë po forcohet ndikimi i Serbisë  në vend. Kështu kanë vlerësuar analistë dhe përfaqësues e subjekteve politike opozitare. Lidhur me këtë, deputeti i Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka theksuar se Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë është vazhdimësi e projektit të radhës për ndarjen e Kosovës dhe themelimi i tij ka të bëj me thellimin e realitetit që ka filluar të krijohet nga pas lufta për copëtimin e Kosovës. 

“Me bisedimet që janë bërë me Serbinë në Bruksel, kjo qeveri vetëm e ka faktorizuar Serbinë në Kosovë, ku për çështje të brendshme është biseduar me një shtet fqinjë,  që është në kundërshtim edhe me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Asociacioni është vazhdimësi e projektit të  radhës për ndarjen e Kosovës dhe themelimi i tij ka të bëj me thellimin e realitetit që ka filluar të krijohet nga viti 99 për copëtimin e Kosovës”,  ka deklaruar Berisha. 

Po ashtu, ai ka thënë  se një model i njëjtë është bërë edhe me Bosnjën dhe ka thënë se duhet të merren masa sa nuk ka ndodhur kjo.  “Një model i tillë  e di,  se në cilën gjendje e ka sjellë Bosnjën dhe duhet të merren masa sa nuk është vonë përndryshe, Kosova edhe për dekada nuk ka me qenë shtet stabilë dhe i qëndrueshëm”, ka thënë Berisha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Pemten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat