Qytetarët paguajnë borxhet e politikanëve

Politika

Qytetarët paguajnë borxhet e politikanëve

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 16 dhjetor 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Në muajtin tetor të këtij viti, shefja e politikës së Jashtme për  Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, në raportin për Kosovën, kishte nënvizuar, se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe lufta konkrete kundër krimit të organizuar, janë dy kushtet që duhet të përmbushen nga Kosova  para vendimit eventual për liberalizimin e vizave. I njëjti raport kishte gjetur mbështetje edhe nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Por, në përmbyllje të vitit 2016, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende kryefjalë,pasi lufta ndaj tyre, thuajse ka dështuar. Ndërsa sa i përket kushtit tjetër, atij të Demarkacionit nuk është bërë asnjë hap. Opozita vijon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke kërkuar nje tjetër version të Demarkacionit,  dhe duke mos pranuar as sugjerimet apo kërkesat e Kryeministrit Isa Mustafa, për të gjetur një zgjidhje.

Zyrtarë të BE –së, të akredituar në Kosovë, por edhe nga Brukseli, sa herë që iu jepet rasti iu bien këmbanave të alarmit,  duke apeluar tek politikanët e Kosovës, se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të rrezikohet seriozisht, nëse nuk do të ratifikohet  Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gjatë  muajit dhjetor.

Këtë apel e  ka rikonfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, por duke parë qëndrimet e kampeve politike, duket se këtë vit, Demarkacioni, s ‘do të ketë shancin të diskutohet në Kuvend. Kreu i Ekzekutivit, ka treguar për mediat, se të gjithë faktorët politikë vendas në bashkëpunim me ata ndërkonmbëtarë po bëjnë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që të ndizet drita jeshile për liberalizim të vizave.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat