Kush fshihet pas mashtrimit të kryeprokurorit Sylë Hoxha?

Politika

Kush fshihet pas mashtrimit të kryeprokurorit Sylë Hoxha?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 19 dhjetor 2016 Në ora: 17:03
Kryeprokurori Sylë Hoxha

Vdekja e Astrit Deharit në rrethana të paqarta , konsiderohet si dështim i institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Për të mbuluar këtë dështim, fillimisht, pas vdekjes së Deharit nga Prokuroria u pranua kërkesa e familjarëve për pjesëmarrjen e ekspertëve të  pavarur.

Mirëpo pas daljes së raportit të ekpertizës ligjore -shtetërore me 18 nëntor 2016,  Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, ka deklaruar se Astrit Dehari është vetvrarë. Ndërkohë, që në raportin e autopsisë nuk thuhej askund se Astit Dehari ka  vdekur nga vetëlëndimet.

Por, sipas të njëjtit raport, vdekja ka qenë e dhunshme dhe asfiksia, apo bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes kanë qenë me mjet të fortë.Një muaj më vonë, ka dalë edhe raporti i eskpertëve mjeko –ligjorë,  të pavarur, Dr. Besim Ymaj nga Tirana-Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit së trupit të Astrit Deharit, më 7 nëntor të këtij viti.

Bazuar në dokumentacionet e prezantuara, nga avokati Tom Gashi, është mësuar se  Kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka mashtruar opinionin në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit. “Në raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, askund nuk përmendet vetëvrasja”, ka thënë Gashi.

Mirëpo, është për t’u çuditur se si del një kryeprokuror, pa mbaruar ende hetimet, dhe paragjykon epilogun, ndërkaq edhe Këshilli Prokurorial hesht.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat