Muri që sfidoi një shtet

Politika

Muri që sfidoi një shtet

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 20 dhjetor 2016 Në ora: 16:54
Muri në veri

Ndarja e Mitrovicës, tashmë është fakt. Ndërkohë që pritej revitalizimi i urës së Ibrit, Mitrovica u zgjua e ndarë, sipas asaj që ishte nënshkruar në Bruksel. Rreth një javë më parë, ministrja për Dialog Edita Tahiri, deklaroi se Qeveria e Kosovës ishte duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin e krijuar në Mitrovicë ku është ndërtuar një mur ilegal duke cenuar lëvizjen e lirë dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.

Por, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap, në këtë drejtim. “Po punojmë së bashku me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e këtij problemi dhe ju sigurojmë se nuk do të ketë mur në qytetin Mitrovicës, ky mur do të hiqet dhe i gjithë procesi i revitalizimit të urës dhe rrugës për këmbësor në anën veriore të qytetit do të realizohet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Zyra e kryeministrit ku citohet ministrja Tahiri.

Në këto rrethana, pas tubimit që mbajtën veteranët tek muri që po ndërtohet,  Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV),  ka organizuar një aksion simbolik para zyrës së BE-së, në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.

IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkon nga BE-ja, si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda. 

“IQV-ja po ashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Veprim.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat