“Vdekja” e elitës politike

Politika

“Vdekja” e elitës politike

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 21 dhjetor 2016 Në ora: 16:30
Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës

Politikanët e Kosovës, fuqinë kanë zgjedhur ta tregojnë me njëri tjetrin, për interesa personale dhe klanore, duke lënë kështu mënjanë interesat e Kosovës. Ndërkohë që Serbia i ka vënë embargon në një sërë procesesh Kosovës, madje duke i ndarë me mur edhe teritorin e saj, nga pala e Kosovës, përveçse ndonjë reagimi të mjegullt, nuk ka asnjë hap konkret.

Ditë më parë nga Ministria e Jashtme u raportua, se kreu i këtij dikasteri Enver Hoxhaj i ka kërkuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë në BE, Frederica Mogherini, që  të ushtrohet më shumë presion ndaj Serbisë për të përmbushur marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën. Në takimin me Mogherinin, u tha se Hoxhaj,  është shprehur se Kosova po has pengesa nga Serbia në përmbushjen e kushteve për në BE.

Por, gjithçka duket që ose ka qenë sajesë e Ministrisë së Jashtme, ose takimi i Hoxhajt me Mogherinin, ka qenë sa për protokoll. Mund të arrihet në këtë përfundim, pasi shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshilli të Evropës Aleksandra Gjuroviq ka thënë, se pala serbe ka arritur të parandalojë delegacionin e Kosovës që të marrë autorizimin për të marrë pjesë në seancat e kësaj asambleje. 

Gjithashtu, sipas saj delegacioni i Prishtinës është penguar që të propozojë dhe nënshkruajë rezoluta në këtë trup të Këshillit të Evropës. “Delegacioni është përballur me qëllim të vazhdueshëm dhe përpjekjet të Prishtinës për të siguruar të drejta të tjera që nuk i përkasin në çdo dokument të Këshillit të Evropës”, tha Aleksandra Gjuroviq dhe ka shtuar se Prishtina nuk ka aplikuar për marrjen e statusit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat