Abuzimi nga zyrtarët shtetërorë, në emër të festave

Politika

Abuzimi nga zyrtarët shtetërorë, në emër të festave

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 25 dhjetor 2016 Në ora: 16:15
Ilustrim

Kategoria më dembele, por njëherësh edhe kategoria më e pasur , në Kosovë rezultojnë politikantë. Për interest e tyre personale dhe klanore janë të gatshme të punojnë qoftë edhe sipas metodës së nëntokës 24 orë, por kur vjen puna tek interesat e  qytetarëve dhe tek interesi i shtetit, janë të kujdesshëm  që në hartimin e ligjeve, në mënyrë të tillë,  që t’i kenë në favor të tyre. Kështu ka ndodhur edhe me ligjin për festat zyrtare. 

Duke iu referuar ligjit nr. 03/L-064, zyrtarët e shtetit dhe me javë mund të bëjnë pushim, duke përfshirë në dosje edhe ndonjë raport të rremë mjekësor.  Ndërkaq Kosova rezulton vendi i vetmi në rajon, por ndoshta dhe në Evropë që ka numrin më të madh të festive zyrtare, dhe kur festat bien në fundjavë, pushimet zëvendësohen me fillimin e javës.

“Duke pasur parasysh respektimin e historisë, kulturës dhe të traditave, të popullit të Kosovës dhe të  shtetasve të saj, festa zyrtare në Republikën e Kosovës janë: Viti i Ri-1 dhe 2 janari;  Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti;  Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli;  Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji; Dita e Evropës, 9 Maji; Bajrami i Madh,  dita e parë; Bajrami i Vogël, dita e parë;  Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor;  Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar;   Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve;  Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.”, thuhet në nenin 2 mbi Festat zyrtare në Republikën e Kosovës, në  Ligjin nr. 03/L-064 .

Ndërsa në nenin 4 po të të njëjtit ligj, thuhet “se kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do  të jenë ditët pasardhëse të punës”.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat