Decentralizim apo eksperiment?

Politika

Decentralizim apo eksperiment?

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 26 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
Harta e Kosovës

“Në Kosovë nuk kishte asnjëherë një hap të tillë që të mund të quhet decentralizim. Komunat e reja kryesisht janë formuar si obligim që vjen nga Pako e Ahtisaarit, por ku decentralizimi nuk ka qenë qëllim. Rrjedhimisht me këtë, efektet do të jetë gjithmonë fryt i improvizimeve dhe të tilla do të mbesin. Në Kosovë ka një eksperimentim komunash, jo vetëm sa i përket komunave të reja më shumicë etnike serbe”, ka thënë politologu Mentor Tahiri.

Procesi i decentralizimit në Kosovë ishte përcjellë me shumë protesta, me shumë slogane dhe me shumë akuza për tradhti kombëtare. Në fakt, transformimi i qeverisjes në Kosovë, ashtu si edhe në vende të tjera të rajonit, nuk ishte i lehtë dhe i pranuar. Decentralizimi i komunave, u etiketua me ngjyrime politike e mbi të gjitha u identifikua me etnitë, përkatësisht u identifikua me komunitetin serb.

Por, a ishe vërtetë decentralizim i komunave, apo vetëm një eksperiment drejt një decentralizimi të më vonshëm, gazeta “Bota Sot” ka kontaktuar me njohës të kësaj problematike.

Në pyetjen se sa janë funksionale komunat të cilat janë krijuar si rezultat i decentralizimit dhe a ka dallime në funksionim të komunave që udhëheqin shqiptarët prej atyre të komuniteteve të tjera, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Bajram Gecaj është shprehur, se këto komuna të krijuara si rezultat i decentralizimit janë duke funksionuar ashtu si çdo komunë tjetër dhe se nuk ka dallime në mënyrën e funksionalizimit të tyre: “Si rezultati i procesit të decentralizimit në Republikën e Kosovës janë krijuar disa Komuna fillimisht pilot njësitë komunale si: Mamusha, Hani Elezit dhe Juniku pastaj faza e dytë krijimi i komunave tjera me shumicë serbe si; Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe zgjerimi i komunës së Novobërdës. Bazuar në monitorimin që ju bëjmë komunave të Republikës Kosovës, tanimë këto komuna janë funksional në kuptim të ushtrimit të kompetencave të përcaktuar me legjislacionin për vetëqeverisjen lokale. Komunat e krijuar me shumicë serbe i kanë të konsoliduar organet e tyre, kanë nxjerrë rregullativën ligjore dhe mund të themi se nuk ka kurrfarë dallimi në funksionim në raporte me komunat e tjera.”

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat