Heshtet vjedhja në dhomën e dëshmive

Politika

Heshtet vjedhja në dhomën e dëshmive

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 27 dhjetor 2016 Në ora: 17:37
ilustrim

Së fundmi, në Kosovë, në emër të luftës kundër korrupsionit janë vënë në pranga 50 policë të  rajonit të Mitrovicës. Bëhet fjalë për punonjës të policisë rrugore. Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë për marrje  ryshfeti.  Deri këtu, gjithçka është në rregull, mirëpo sikur korrupsioni të luftohej në këtë nivel, tashmë do të ishte zbardhur edhe vjedhja në dhomën e dëshmive, për të cilën prej 5 vitesh është heshtur. Asnjë nga zyrtarët shtetërorë qoftë atë të mëhershmit dhe qoftë këta që janë aktualisht nuk dinë të thonë se çfarë ka ndodhur me atë rast dhe përse nuk është zbardhur.

Në muajin prill të vitit 2009, në mes të datës 24 dhe 25 prill është regjistruar  një  vjedhje në dhomën e dëshmive të Drejtorisë së Krimit të Organizuar. Fillimisht u zbulua,  se ishin marrë 47 mijë e 627kg heroinë, 3828.50 euro, 520 rupi indiane, 6.500.000 lira turke,5.000 lej rumune, 950 lekë shqiptare dhe një qese e zezë e madhësisë 70×35 cm, me  të cilën besohet që janë bartur gjësendet dhe të dyshuar për këtë vepër penale u lakuar 13 persona. Por, Njësiti për Krim të Organizuar i Policisë së EULEX-it, besonte se vjedhja e dhomës së dëshmive në DDKO ,ishte e planifikuar dhe e organizuar  vetëm nga katër të pandehur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat