“17 vjet pas lufte, Kosova mbetet peng i bandave të veriut”

Politika

“17 vjet pas lufte, Kosova mbetet peng i bandave të veriut”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 4 janar 2017 Në ora: 16:15
Time Kadrijaj

“Gjendja politike aktuale në vend është e rëndë dhe po rëndohet dita ditës.  Ju e dini se ky vit ka qenë një vit i rëndë në Kosovë, sepse janë nënshkruar dy marrëveshje të dëmshme, marrëveshja e demarkacionit dhe asociacionit të komunave serbe.  Këto marrëveshje kanë ardhur si rezultat i mos transparencës së qeverisë karshi këtyre marrëveshjeve, sepse marrëveshje të tilla është dashur të debatohen në Kuvendin e Kosovës dhe të ketë një konsensus politik dhe jo të  shkohet dhe të debatohet e të nënshkruhen marrëveshjet pa informata të tilla”. Kështu është shprehur Time Kadriaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”. Sipas të njëjtës, marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin tashmë kanë rënë,  sepse për Asociacionin e komunave serbe Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e vet final, ku secili nen i kësaj marrëveshje është në ndesh me nenet e kushtetutës së Kosovës, ndërsa edhe me Demarkacionin kanë rënë të gjitha faktet e paraqitura nga  Komisioni Shtetëror.

Bota sot: Cili është vlerësimi juaj për gjendjen aktuale politike në vend?

Time Kadriaj: Gjendja politike aktuale në vend është e rëndë dhe po rëndohet dita ditës.  Ju e dini se ky vit ka qenë një vit i rëndë në Kosovë, sepse janë nënshkruar dy marrëveshje të dëmshme, marrëveshja e demarkacionit dhe asociacionit të komunave serbe.  Këto marrëveshje kanë ardhur si rezultat i mos transparencës së qeverisë karshi këtyre marrëveshjeve, sepse marrëveshje të tilla është dashur të debatohen në Kuvendin e Kosovës dhe të ketë një konsensus politik dhe jo të  shkohet dhe të debatohet e të nënshkruhen marrëveshjet pa informata të tilla. Në Kuvendin e Kosovës është debatuar dhe nxjerrë një rezolutë, por ka rezultuar se ato marrëveshje janë nënshkruar veçse para kësaj rezolute dhe kjo ka qenë një mashtrim për Kuvendin e Kosovës dhe për deputetët e Kosovës që kanë kërkuar transparencë në procesin e bisedimeve të marrëveshjeve të arritura. Dhe tash ju e dini se nuk ka funksionuar Kuvendi dhe kemi pasur probleme, përplasje pozitë opozitë dhe gjithë kësaj situate po i shtohet duke e rënduar edhe muri në Mitrovicë, që po e ndan Kosovën.

Bota sot: A vazhdoni të kundërshtoni marrëveshjen e demarkacionit dhe asociacionit të komunave serbe?

Time Kadriaj: Ne e konsiderojmë që këto dy marrëveshje kanë rënë, sepse për asociacionin e komunave serbe Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e vet final, ku secili nen i kësaj marrëveshje është në ndesh me nenet e kushtetutës së Kosovës.  Njëjtë mendojmë edhe për Demarkacionin, sepse është zhvilluar një debat ku komisioni qeveritar dhe komisioni i ekspertëve të pavarur janë ndeshur dhe kanë bërë ballafaqimin e fakteve, ku ka rezultuar se me demarkimin Kosova humbë 8 mijë hektarë tokë dhe më pas kësaj ka pësuar seanca, ku ne si opozitë pas 6 muajsh  që e kemi abstenuar me punën e Kuvendit për shkak të këtyre marrëveshjeve,  jemi kthyer në seancë sepse është proceduar ligji për demarkacionin dhe ka pasur të votohet dhe Qeveria është detyruar ta tërheqë këtë marrëveshje të demarkacionit pa u votuar sepse në fakt nuk i ka pasur votat dhe kjo jo vetëm falë deputetëve të  opozitës por edhe falë deputetëve të pozitës të cilët kanë investiguar kanë hulumtuar vetë dhe janë bindur se vërtetë se kjo marrëveshje është e dëmshme. Mos të flasim edhe për protestat e njëpasnjëshme të qytetarëve të Kosovës që kanë qenë protestat më ë mëdha që mbahen mend pas lufte dhe nënshkrimin e mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës që janë kundër këtyre marrëveshjeve.

Bota sot: Demarkacioni është një nga kushtet për liberalizim te vizave. A duhet të ratifikohet demarkacioni që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë?

Time Kadriaj: Unë jam pjesë e komisionit parlamentar  për stabilizim asocim dhe për integrime evropiane dhe kohëve të fundit kemi pasur shumë vizita edhe jashtë Kosovës, në Strasburg, Berlin, Bruksel dhe e kemi shpjeguar çështjen e demarkacionit. Kosova nuk është dhe ne nuk jemi kundër demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi, sepse çdo shtet duhet t’i ketë kufijtë e vet, por ne jemi kundër kësaj forme të demarkimit, formën si e ka bërë komisioni qeveritar dhe që po kundërshtohet dhe kemi thënë që është e padrejtë, madje e kemi pasur shefen e BE-së në takim dhe kam thënë se Kosovës po i bëhen standarde të dyfishta tash për çështjen e liberalizimit të vizave, sepse ne e kemi kundërshtuar se Kosova është në një pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe në fakt atyre po iu jepet liberalizimi i vizave ndërsa Kosovës jo dhe nëse e bëjmë krahasimin, as Gjeorgjia, as Ukraina janë vende që ka luftë, që shkelen në mënyrë drastike të drejtat e njeriut, që nuk i kanë të përcaktuara vijat kufitare dhe ne nuk po marrim liberalizim të vizav.  Kjo është shumë e pakuptimtë, e kemi thënë në Bruksel dhe vazhdojmë ta themi, se është e pakuptimtë që Kosova është një vend shumë pro evropian dhe evropian e të sanksionohet në këtë formë, vërtetë s’ka kuptim. Çështja e Demarkacionit ka qenë si kriter monitorues dhe jo obligues dhe ne në fakt se kemi kuptuar se si nga një kriter monitorues ka dalë dhe është bërë obligues, është e pakuptimtë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në gazetën kombëtare 'Bota sot')

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat