“Njollosja e UÇK-së përfundon, kur luftëtarët të largohen nga politika”

Politika

“Njollosja e UÇK-së përfundon, kur luftëtarët të largohen nga politika”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 janar 2017 Në ora: 16:34
Deputeti i PDK –së, Bislim Zogaj

Deputeti  i PDK –së, Bislim Zogaj në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”,  ka bërë përgjegjës kolegët e tij deputetët, për mos liberalizimine vizave të Kosovës. Më tej ai ka komentuar  faktin se  përse ai ka qenë kundër bisedimeve me Serbinë. “Normalisht, se kundër bisedimeve kam qenë edhe unë. Megjithatë mendoj, se realitet mund të jetë tjetër, dhe mendoj se bisedimet me Serbinë duhet të ndodhnin, sepse Serbinë e kemi fqinjë dhe me fqinjë duhet të bisedohet për shumë tema. Por unë jam kategorik se ishte dashur të bisedohet gjithçka me Serbinë, megjithatë mendoj se deri më tani nuk kemi arritur që vetë të çlirojmë vendin por me ndihmën e NATO-s”, ka thënë ai.

Bota Sot: Cili është komenti juaj për mos-liberalizimin e vizave. A do ta marrin ndonjëherë qytetarët e Kosovës të drejtën për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen?

Bislim Zogaj:  Sa i përket liberalizmit të vizave mendoj, se e gjithë përgjegjësia iu bie deputetëve të Parlamentit të Kosovës, sepse ata ishin ata të cilët duhet të vendosnin, sa i përket dy kritereve të cilat i dha BE-ja, për liberalizim të vizave. Mendoj, se këtu gjithçka ishte interesi i shtetit, por kishte edhe interesa personale, andaj përgjegjësia për këtë iu bie deputetëve duke llogaritur se në këtë vazhdë të këtyre të themi të (fajësive) ishte edhe Qeveria e Kosovës, e cila nuk ishte transparente, e sidomos sa i përket demarkacionit. Megjithatë kujtoj se deputetët ishin ata të cilët bën që deri tani të mos e vendosin demarkacionin. Por meqë unë jam optimist, besoj se në një të ardhme të afërt, deputetë do të mendojnë me kokën e ftohtë dhe sigurisht se do t’i plotësojnë edhe këto dy kritere që vitin tjetër liberalizmi i vizave të ndodhë.

Bota Sot:  Mos është në pyetje më shumë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për çështjen e vizave?

Bislim Zogaj: Sa i përket luftës kundër korrupsionit, unë edhe në takimet e ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në disa vizita, që i kemi pasur jashtë vendit e kam bërë këtë pyetje:  se cila është masa që e mat luftimin e korrupsionit. Sepse kjo është një temë shumë më e gjerë se sa demarkacioni, i cili në fund të fundit do të votohet (pro) ose kundër. Kurse lufta kundër krimit dhe korrupsionit është një temë shumë më e gjerë, që vështirë të vlerësohet se deri në çfarë mase dhe cila është masa përfundimtare, që do të thotë i kemi plotësuar kushtet për këtë pikë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat