“Të hapen dosjet e ish sigurimsave”

Politika

“Të hapen dosjet e ish sigurimsave”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 janar 2017 Në ora: 16:41
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

“Me forcimin e kapaciteteve institucionale dhe arritjen e marrjes sq të të gjitha dosjeve nga e kaluara do ishte më se e nevojshme që këto dosje të hapen, të trajtohen me ligj ashtu siç i kanë trajtuar të gjitha vendet postkomuniste dhe nga e cila do të përfitonin qytetarët e ndershëm apo edhe do të pastrohej skena nga gjithë ata që i kanë shërbyer regjimit në dëm të interesave të qytetarëve të këtij vendi”. ka thënë deputeti Armend Zemaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota Sot”

Bota sot: Cili është vlerësimi juaj për gjendjen aktuale politike në Kosovë? A ka ngërç politik?

Armend Zemaj: Aktualiteti politik në rrethanat e tanishme tregon, jo vetëm tranzicionin e stërzgjatur nëpër të cilin po kalon Kosova, por edhe krijimin e një klime, e cila nuk dallon angazhimin politik në përcaktim të dallimeve konceptuale në atë që dallohet si interes nacional. Andaj nuk mund ta cilësoj se ngërç politik, por një stabilitet i brishtë i cili ka dhënë nuancë të asaj që shpesh thuhet se nuk ka pjekuri të plotë politike e cila përkundër dallimeve konceptuale apo ideologjike do duhej që gradualisht të mbizotërojë logjika shtetformuese me anë të së cilës do zhvillohej vendi por edhe konkurrenca politike dhe do të ishte dhënë alternativë për zgjidhjen e çështjeve të caktuara.

Bota sot: Cila është mënyra për kalimin e kësaj gjendje?

Armend Zemaj: Duhet kulturë, politikë, qasje tjetër pa dallim politik, për hir të interesave të vendit. Ngërçi, bllokada, mosbashkëpunimi është targë shtesë për qytetarët e vendit andaj, përkushtimi dhe thirrja ime është parimore që luftën politike ta shndërrojmë në konkurrencë të debatit dhe ideve progresive. Atëherë edhe kur kemi disbalancë politike të krijuar në çfarëdo momenti, zgjidhjet do jenë më të lehta, kështu e shoh tejkalimin e çfarëdo ngërçi apo diskutimi politik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat