“Pse nuk e votova, Hashim Thaçin për President”?

Politika

“Pse nuk e votova, Hashim Thaçin për President”?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 janar 2017 Në ora: 16:51
Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, është ndalur tek çështja e Demarkacionit. Ai dhe një herë ka përsëritur arsyet se përse e ka kundështuar versionin aktual të Demarkacionit dhe pse është kundër formimit të një Komisioni të Ri të Shtetëror. 

“Në qëndrimin tonë rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi e kemi bërë publik tash e mbi një vit, dhe ai është se ajo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën, krejt kjo bazuar ne materialet fakto grafikë që ne i kemi analizuar”, ka thënë ai. Më tej ai ka treguar se çfarë ka ndodhur në rastin e votimit të Hashim Thaçit si President.

Bota sot: Si e vlerësoni punën e deritashme te Qeverisë së Kosovës? 

Shpejtim Bulliqi: Jam deklaruar edhe më herët rreth kësaj çështje, ku kam thënë se ka dikastere që kanë punuar mirë, por ka edhe dikastere që lënë për të dëshiruar. Një gjë që mund të konkludojë, se hyrja e LDK-së,  në qeveri ka kontribuar që dukuritë negative që janë përfolur për vite me radhë të zvogëlohen, kjo për faktin se gjerë më tani nuk është dëshmuar se kuadrot e LDK-së, të jenë futur në afera negative.

Bota Sot: Si e vlerësoni kërkesën e kryeministrit për një Komisioni rreth Demarkacionit me Malin e Zi? 

Shpejtim Bulliqi: Mendoj, se kërkesa për formim të një komisioni të ri nuk ka asgjë të keqe, mirëpo çfarë do të jetë misioni i atij komisioni është thelbi i problemit. Nëse një komision i ri mandatohet për të matur sipërfaqen e Kosovës, kjo nuk është zgjidhje e problemit e as dalje nga kriza. Për të matur sipërfaqen së pari, duhet që të dihen saktësisht çdo pikë (gur) në tërësinë e vijës kufitare, me të gjithë fqinjët e Kosovës. Në rastin konkret me Malin e Zi thelbi i problemit qëndron se nga cila pikë/vijë do të realizohej ajo matje. Dhe nëse matjet bëhen nga pikat e diskutueshme qafë e Cakorrit apo Kotllovi të Kuçishtës, pastaj a do të behën matjet nga Kulla e Zhlebit apo nga Savine Vode. Varësisht se nga cilat pika/vija bëhen matjet edhe vlerat do të dalin të ndryshme. Ju sigurojë se shumë shtete në rajon e dinë për afërsisht sipërfaqen e tyre, për afërsisht po mendoj jo saktësisht, sepse shumë nga to, nuk i kanë përfunduar në detaje edhe demarkimet e vijave kufitare me fqinjët e tyre. E njëjta gjë, qëndron edhe me sipërfaqen e Kosovës. Fqinji ynë verior dhe lindor Serbia, me tërë kapacitetet e saja dhe me  shtetësi para nesh, ende nuk e ka të publikuar si vlerë përfundimtare tërësinë e sipërfaqes së saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat