“Ujqit” e Kuvendit, bllok komisionit hetimor, për SHIK-un

Politika

“Ujqit” e Kuvendit, bllok komisionit hetimor, për SHIK-un

 Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 janar 2017 Në ora: 16:54
Pal Lekaj

Bota sot: Si është karakterizuar viti 2016 për juve, cilët janë ngjarje që do të mund të mburreshim gjatë këtij viti?

Pal Lekaj: Duke qenë që jemi përballë dy vite, jo vetëm në këtë vit, me një qeveri të paaftë, e cila ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme dhe kundërkushtetuese, e konsideroj si mburrje që nuk kemi lejuar që në Kuvendin e Kosovës të miratohet një Ligj i cili e bënte hisedare Serbinë në Trepçë, po ashtu bashkë me kolegët deputetë dhe qytetarët e vendit, e pa mundësuam krijimin e një mini-shteti brenda Kosovës, e kam fjalën për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Po ashtu arritëm të sensibilizojmë opinionin qytetarë, shkencor, e shoqërinë civile e politikës, se Kosova po humb territor me marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë nga ish-Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi me palën malazeze. Pra, na është dashur të qëndrojmë si gardianë për të mos lejuar që të bëhen dëme, siç kanë tentuar në vazhdimësi kjo qeveri, pa analizuar mirë për pasojat, që nga ardhja në pushtet e këtyre njerëzve që janë sot, pak është folur, e aspak nuk është bërë në rregullimin e mirëqenies se qytetarëve, e rritjes së standardit jetësor të tyre.

Bota sot: Ju si opozitë i keni kundërshtuar marrëveshjet e Demarkacionit dhe Asociacionit, cili është qëndrimi juaj tani?

Pal Lekaj: I njëjtë si atë ditë kur e kemi kuptuar se janë të dëmshme. Vazhdojmë të mendojmë njëjtë dhe do të vazhdojmë të insistojmë që si të tilla të mos jetësohen asnjëherë.

Bota sot:  Çfarë hapash do të ndërmarrë koalicioni AAK- NISMA sa i përket këtyre temave?

Pal Lekaj: Do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm, ligjor e demokratik, i cili do të pamundësonte që këto tema të mos implementohen, sepse janë vërtetë të dëmshme dhe me pasoja të mëdha për gjenerata të tëra.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat