Nuk mjafton, ndalimi një treni

Politika

Nuk mjafton, ndalimi një treni

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 15 janar 2017 Në ora: 17:45
Treni serb

Ndërtimi i murit në Mitrovicë, pasuar nga arrestimi  i ish kryeministrit Ramush Haradinaj, e mori epilogun, me tentativat agresive serbe për të hyrë dhunshëm në territorin  e Kosovës, me tren.  

Në fakt, të gjitha këto veprime, po cilësohen si një skenar i  mirëpërgatitur për të testuar kapacitetet e shtetit të Kosovës.  Zvarritja e themelimit të Forcave të Armatosuara, si pasojë  e pengesave dhe lojërave të listës sërpska, e cila dirigjohet nga Beogradi, duket se ka qenë një shtysë për Serbinë, që të masë pulsin e institucioneve të Kosovës në terren.

Për murin, Kuvendi i Kosovës, ka dalë me një rezolutë, e cila nuk dihet se kur do të zbatohet konkretisht, për rastin Haradinaj, Kuvendi, dështoi në miratimin e një rezolute, mirëpo gjykata franceze, vendosi që Haradinaj të gjykohej në liri, ndërsa për trenin edhe pse kishte paralajmërime prej një jave, as Kuvendi  dhe as  Qeveria nuk reaguan. 

 Vendimi për ndalimin e trenit, është marrë ditën e shtunë, me dërgimin e forcave Speciale në Jarinjë. Madje as nga KFOR –i, paraditen e së shtunës, nuk ka patur asnjë veprim, pasi siç u tha prisnin, një lajmërim nga institucionet e Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht të gjitha prapaskenevae, inateve politike dhe personale, treni serb nuk arriti të hynte në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat