Kasta e korruptuar të largohet nga politika

Politika

Kasta e korruptuar të largohet nga politika

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 janar 2017 Në ora: 17:20
Kuvendi i Kosovës

“Niveli i tolerancës së gjykimit të njerëzve që posedojnë një pushtet politik në Kosovë ka kuota të ulëta në lidhje me mendimin ndryshe. Politikanët pushtetin e shohin si mënyrë për të jetuar dhe jo për të shërbyer me një ndjenjë luksi për të lënë gjurmë në historinë e vendit tënd. Lufta politike është shumë e ashpër si gladiatorët në arenë dhe është shumë larg funksionalitetit në parametrat e qytetërimit evropian”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Artur  Roshi.

Krimi i organizuar, korrupsioni dhe polarizimi i skajshëm mbi baza inatesh politike janë sjellje të papërgjegjshme të këtij lidershipi politik që po e mban peng perspektivën evropiane të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës. 

Konstatimi ka ardhur nga Parlamenti Evropian, nëpërmjet një raporti për Kosovën.  Sipas njohësve të çështjeve politike raporti i fundit i Parlamentit Evropian është edhe një shuplakë e rëndë ndëshkuese për institucionet dhe politikën e pa përgjegjshme të vendit. 

Ata kanë vlerësuar se politikanët e Kosovës, pushtetin e shohin si mënyrë për të jetuar dhe jo për të shërbyer me një ndjenjë luksi për të lënë gjurmë në historinë e vendit. 

Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi ka vlerësuar, se raporti i fundit i Parlamentit Evropian përcakton raportin e politikës së Kosovës me standardet politike Evropiane.  Sipas tij, të gjitha adresimet e problemeve duhen parë me seriozitet nga klasa politike në tërësi dhe nga qeveria në veçanti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat