Përgjigjja e Kosovës, si shtet

Politika

Përgjigjja e Kosovës, si shtet

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 18 janar 2017 Në ora: 20:41
Ilustrim

Politika provokuese, retorike e luftënxitëse e Serbisë, ka zënë së fundmi edicionet informative kryesore të mediave botërore. Gjithçka ndodhi, pas tentativave të trenit propagandues, për të hyrë në territorin e Kosovës. Në fakt provokimet serbe kanë qenë në vijimësi, por itensifikimi i tyre erdhi me ndërtimin e murit në Veri të Mitrovicës dhe më pas me arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe njëherësh liderit të AAK –së, Ramush Haradinaj. Treni, ishte rasti kulminant, që tregoi edhe njëherë fytyrën  e vërtetë të agresorit serb.

Sikur të mos mjaftonin këto lloj provokimesh, të cilat morën përgjigjen e duhur nga Kosova, Presidenti serb, Tomillsav Nikoliq ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke thënë se Serbia është e gatshme ta “sulmojë Kosovën” nëse cenohet jeta e serbëve. Kjo deklaratë priomitive, u pasyruar nga të gjithë mediat prestigjioze botërore, të cilat përgjatë disa ditëve kanë raportuar dhe po raportojnë  për tensionimin e situatës ndërmjet dy fqinjëve. 

“Presidenti serb thotë se Kosova dëshiron luftë pas ndaljes së trenit nacionalist”, është kryetitulli i CNN-it, derisa raporton për afrimin e inaugurimit të Trumpit si presidenti SHBA-ve. Por, derisa zyrtarët serbë kërcasin dhëmbët për luftë, Kosova, ka treguar se është shtet dhe se do ti dalë për zot sovranitetin të saj. Në këtë mënyrë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takimet informuese me vendet mbështetëse, ku ka takuar mbi 16 diplomatë të BE-së dhe rajonit, të akredituar në Kosovë, për t’i informuar në lidhje me provokimet e reja të Serbisë në raport me Kosovën.

Hoxhaj tha se me veprimet e fundit në raport me Kosovën, Serbia ka treguar se dëshiron të nisë konflikte të reja. Ai theksoi se Kosova do t’i përgjigjet çfarëdo provokimi duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial e shtetëror të saj. “Veprimet e Serbisë në raport me Kosovën, kanë treguar se Serbia dëshiron të nisë konflikte të reja. Mirëpo, kurdo që të kemi provokime të reja, Kosova është e gatshme të përgjigjet në mënyrë shtetërore duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, ka thënë Hoxhaj gjatë takimit. 

Çështja e trenit ilegal, arrestimi i Haradinajt dhe deklaratat nacionaliste të liderëve serbë, sipas Hoxhajt, janë pjesë e një game në rritje të provokimeve, të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërkohë, Hoxhaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të shqetësuara për situatën në veri të vendit. 

Hoxhaj ka takuar edhe shefin e UNMIK’ut dhe shefin e OSBE-së në Kosovë, në një takim të ndarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat