Dëshmorët në shitje

Politika

Dëshmorët në shitje

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 19 janar 2017 Në ora: 17:55
Thaçi me bashkëpunëtor dhe Imer Imeri pranë varrit të Haki Imerit

Haki Imeri ka humbur jetën në rrethana misterioze,  më 2 nëntor të vitit 1999. Përgjatë gjithë këtyre viteve, që vrasja e tij ka mbetur e pazbardhur, familja Imeri ka akuzuar Presidentin aktual Hashim Thaçi. Ky i fundit, ndër vite ka heshtur përballë këtyre akuzave, ndërsa drejtësia, duket se i ka patur duart e lidhura për të zbardhur ngjarjen.  E, kur pritet që Gjykata Speciale të startojë në terren, Presidenti Hashim Thaçi, është përkulur para bustit të Haki Imerit, ndërsa i afërmi i këtij të fundit, Imer Imeri, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve ka kryqëzuar Thaçin, u “zbut”, dhe tërhoqi akuzat, duke u bazuar në një vperim kanunor, apo duke u bazuar tek “124 pleqtë e Presidentit”.

Risjellim në vëmendje, se  më herët, Imer Imeri, në cilësinë e  kryetarit të shoqatës “Thirrje për Drejtësi”,  përmes një videoje të hedhur në Youtube, ka bërë thirrje që të mos votohen njerëzit që nuk i përkrahin hetimet për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë. Ai pati kritikuar fillimisht Hashim Thaçin që kurrë nuk foli për vrasjet politike. “Hashim Thaçi e di kush është vra. Po tregojnë edhe gazetat sot që krejt kriminelët ishin nënë komandën e Hashim Thaçit”, thotë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat