MUP-i serb, këmbëkryq në Kosovë

Politika

MUP-i serb, këmbëkryq në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 janar 2017 Në ora: 17:23
Treni serb

“Është  për  keqardhje  krekosja e disa  liderëve tanë që e mitizuan ndaljen e trenit rus me  ikonografi dhe parulla  anti shqiptare e nuk  tentojnë  të ndalin, nëse  ka  nevojë  edhe  me  forcë strukturat  e  MUP –it serb, që  veprojnë në të gjithë Kosovën si dhe të shtrinin  sovranitetin e shtetit edhe në veri ku lulëzon  kontrabanda e mbështetur nga strukturat  politike  nga  Beogradi, por edhe nga Prishtina ku ndahen profitet qind  milionëshe gjatë  një vitit nga struktura politike që e mbrojnë kontrabandën e hapur atje ”, ka thënë  Naim Miftari. 

Ndodhitë e fundit me të cilat u përballën qytetarët dhe udhëheqësit e Kosovës, siç janë muri në Mitrovicë, arrestimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt si dhe tentativat   për të futur në territorin e Kosovës trenin me mesazh provokues, janë konsideruar si matje e kapacitetit të Kosovës si shtet.  Sipas analistëve, këto ngjarje kanë qenë skenare të mirë përgatitura nga Serbia dhe për këtë arsye sipas tyre, shteti i Kosovës, duhet të përgatitet që të përballet edhe me provokimet e tjera që mund të vijnë nga Serbia. 

Njohësi i çështjeve juridike dhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi ka thënë,  se zhvillimet e fundit tregojnë se ky është skenar i mirë  përgatitur në Beograd, në Moskë dhe në Paris.  “Në prag të ndërrimit të administratës së SHBA-ve,  është rritur një vatër e tensioneve politike dhe provokative të Serbisë ndaj shqiptarëve. Muri, burgosja e z. Haradinaj dhe treni janë në vazhdim të provokimeve”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”. 

Për më tepër , ai ka shtuar se do të kemi në të ardhmen e afërt edhe provokime të tjera të Beogradit.  “Krejt kjo për të parë reagimin e Uashingtonit dhe të Brukselit. Dhe, nëse nuk kemi reagime, intervenimi ushtarakë nga ana e shtetit serb, mund të bëhet. Nëse jo kundër tërë vendit, veriu i Kosovës veç se nuk është pushtuar”, ka thënë Kelmendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat