Walkeri i mllefosur me politikanët e dështuar

Politika

Walkeri i mllefosur me politikanët e dështuar

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 janar 2017 Në ora: 17:25
"Kam shumë mllef ndaj politikanëve vendës, por edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë ambasadori Walker.

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker gjatë vizitës së fundit në Kosovë ka deklaruar se imazhi i Kosovës është i dëmtuar dhe se “fajin” për këtë e kanë politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë. Walker ka thënë për media vendore se Kosova nuk po ecë në drejtimin e duhur dhe se është i zhgënjyer.  “Kosova nuk po ec në drejtimin e duhur dhe kjo më shqetëson. Ka shumë arsye për t`u zhgënjyer dhe kam shumë mllef. Kam shumë mllef ndaj politikanëve vendës, por edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë ambasadori Walker.  Ndërsa, analistët theksojnë se ky imazh i Kosovës do të përmirësohet nëse do të ketë zgjedhje, për më tepër nëse vjen në pushtete një parti e cila do të ketë interesat shtetërorë para atyre personale. 

Analisti, Albinot Maloku ka thënë se mendimi i ish-ambasadorin Ëalker se politika në Kosovë nuk është duke shkuar në rrugën e duhur, dhe kjo si pasoj e politikanëve vendorë e po ashtu edhe ndërkombëtarë.  “Këta të fundit i kanë gjynahet më të vogla nga se Kosova nuk është e tyre dhe këtu janë veç për të kryer punët e veta.

Kjo politikë e ky spektër politikë që po e udhëheq vendin, nuk ia kanë dëmtuar vetëm imazhin Kosovës por të arriturat potenciale që ka mundur ti ketë”, ka thënë Maloku për “Bota sot”.

Gjithashtu, Maloku ka thënë,  se si të ndryshojë kjo gjendje, ka vetëm një rrugë e kjo është zgjedhjet e parakohshme. “Ideale do të ishte largimi i kastës aktuale që ka zënë rrënjë, e që në shikim të parë duken sikur nuk mund të largohen dhe ardhja e një kaste të re politike. Mundësisht kjo kastë e re të krijoj politika që i bijën tamam vendit, pa modele nga jashtë”, ka thënë Maloku.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat