Skenari i Beogradit për Kosovën

Politika

Skenari i Beogradit për Kosovën

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 janar 2017 Në ora: 12:06
Ramush Haradinaj dhe treni

Muri në Mitrovicë, arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e së fundmi edhe tentimi i futjes së trenit në Kosovës nga Serbia, kanë shkaktuar tensione në mes të dyja vendeve.

Lidhur me këtë, analisti Albrim  Badallaj ka thënë se është një fakt i pamohueshëm që të gjitha këto sfida në të cilat kaloi Kosova janë skenar i përgatitur në Beograd, e sidomos rasti i arrestimit të Ramush Haradinajt, i cili është në duart e një shteti evropian, i cili edhe pse e ka njohur realitetin e krijuar në Kosovë, marrëdhëniet e hershme me Serbinë, po e bëjnë që të ketë një relacion tejet bashkëpunues dhe të afërt me ta.

“Tek ndërtimi i murit të Mitrovicës, Serbia përmes strukturave kriminale të cilat i ushqen nga Beogradi tentoi që të tregoi pafuqinë e shtetit të Kosovës, duke vënë dyshime që ajo pjesë e vendit është nën juridiksionin e Republikës sonë, mirëpo edhe pse pala kosovare reagimet i pati vetëm në formë deklarative e jo duke ndërmarrë veprime konkrete, Kosova do dal fitues, meqë Serbia po e fakton edhe para syve të botës që gjithmonë përdor politikë destabilizuese”, ka thënë Badallaj për Bota sot.

Për më tepër, për trenin ilegal, Badallaj  ka thënë se ndalimi i futjes së këtij treni ishte mesazh i qartë që Republika e Kosovës ka mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe është në gjendje t’i kundërvihet çdo kujt.

“Nga ana tjetër, tentimi për futjen në mënyrë ilegale të trenit e kishe formën e saj simbolike, meqë për çdo ditë nga pjesa veriore ilegalisht futen dhjetëra kamionë me ushqime që nuk paguajnë taksa vendit tonë, e të cilat shpeshherë janë edhe me afat të skaduar. Në të njëjtën kohë, ndalimi i futjes së këtij treni ishte mesazh i qartë që Republika e Kosovës është një shtet në kuptimin e plotë të fjalës, duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe është në gjendje t’i kundërvihet çdo kujt që nuk e përfill këtë fakt, të njohur tanimë nga më shumë se gjysma e shteteve të OKB-së dhe nga fuqitë botërore si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania”, ka thënë Badallaj .

Ai ka thënë se  këto veprime të njëpasnjëshme, të orkestruara nga Beogradi ishin si paralajmërime dhe matje e pulsit të Qeverisë së Kosovës, para krijimit të njëanshëm të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, e përkrahur tani edhe nga Lista Serbe e cila është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Institucionet tona, edhe pse jo kënaqshëm, kanë ditur si të sillen në provokimet e tilla dhe nëse edhe muri në Veri rrëzohet deri para datës 17 shkurt, atëherë kjo është një fitore e madhe e Kosovës karshi Serbisë, por edhe karshi strukturave kriminale serbe që veprojnë në Veri të vendit, e të cilët janë qytetar të barabartë të Republikës së Kosovës. Mendoj që ky është leksioni më i mirë që i është dhënë së fundmi shtetit serb dhe kjo ishte një leksion edhe për palën kosovare se në momentin kur veprohet konform ligjit dhe kushtetutës së vendit, atëherë do e kemi edhe përkrahjen e miqve ndërkombëtar, por edhe të vet OKB-së, ashtu siç u faktua”, ka thënë Badallaj .

 Më tutje, ai i ka komentuar mediat botërore ku Serbinë e kanë paraqitë si shtet provokues dhe tendencioz dhe kjo ka ndikuar në ngritjen e imazhit të Kosovës në sferën ndërkombëtare, duke e ditur se sa të vështirë e ka pasur Kosova ta paraqes këtë realitet deri në vitet e ‘90-ta, për shkak të propagandave nga shteti fashist dhe kriminel serb./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat