Thaçi ish kryeministër “përplaset”, me Thaçin President

Politika

Thaçi ish kryeministër “përplaset”, me Thaçin President

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 23 janar 2017 Në ora: 17:23
Hashim Thaçi

Bisedimet Kosovë –Serbi, prej vitesh të tëra nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Madje, situata në vend të të stabilizohej është përkeqësuar. Për më tepër këto bisedime kanë qenë jontransparente për opinionin publik dhe vetëm, kur është përshkallëzuar situata, ka dalë që firma është hedhur në Bruksel.

E njëjta gjë ka ndodhur me Veriun e Kosovës. Më 27 qershor të vitit 2013,  pas ratifikimit të marrëveshjes në  Kuvend, më 19 prill, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, ishte deklaruar  me krenari dhe mburrje për shuarjen e strukturave paralele në Veri. “Marrëveshja hap perspektivën e Kosovës për të përmbyllur procesin  e njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në. 

Marrëveshja siguron, dhe Plani i Implementimit vendos, detajet se deri në mes të muajit korrik 2013, Serbia do t’i mbyll të gjitha strukturat e saja të sigurisë në Kosovë, dhe përfundoj ofrimin e përkrahjes financiare. Tashmë e dimë se Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për ndalimin e financimit të atyre strukturave ilegale të sigurisë dhe tashmë janë mbyllur disa stacione policore të MUP-it të cilat në mënyrë të paligjshme kanë operuar në veri të vendit. Marrëveshja siguron që Policia e Kosovës do të jetë i vetmi autoritet legal dhe legjitim policor në veri të Kosovës”, ka thënë Thaçi në rolin e kryeministrit, para deputetëve në vitin 2013.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat