“Komisari i kuq i titizmit, pazare me tokat e Kosovës”

Politika

“Komisari i kuq i titizmit, pazare me tokat e Kosovës”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 janar 2017 Në ora: 16:35
Rexhep Qosja dhe Baton Haxhiu

“Qosja nuk ka lënë të zezë pa bërë në Kosovë, kështu që, deklaratat e tij të fundit për këmbimin e territoreve shqiptare është një turp më shumë, një fëlliqje e tij e radhës, që kapërcen çdo kufi, sepse kësaj radhe, tyxhari nga Mali i Zi, shfaqet si një kriminel ordiner që i jep vetes të drejtë të tentojë, të bëjë  pazare me tokat e Kosovës. Kjo dëshmon se Qosja në Kosovë ka ardhur me mision të caktuar, mirëpo, me gjasë është senilosur dhe, nuk është kah e kupton se, nuk është më komisari i kuq i titizmit, dhe se Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, prandaj për fatin e saj vendosin kuadrot etnike, e jo çetnike të Jutbinës së Carnagorës!”  ka thënë Zogaj. 

Ideja për shkëmbim territoresh e paraqitur së fundi nga Rexhep Qosja, në një nga mediat e Kosovës, po konsiderohet si e gabuar.  Për publicistin  Rexhep Qosjen, çështja ndërmjet shqiptarëve e serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. 

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë. Çështja serbe për shqiptarët për mendimin tim mund të zgjidhet vetëm në këtë mënyrë”, ka thënë Qosja gjatë një interviste.

Publicisti Skënder Zogaj, i ka quajtur të turpshme deklaratat e fundit të Rexhep Qosjes për shkëmbimin e territoreve. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat