Hashim Thaçi “dorëzon”, Kadri Veselin në Gjykatën Speciale

Politika

Hashim Thaçi “dorëzon”, Kadri Veselin në Gjykatën Speciale

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 24 janar 2017 Në ora: 16:50
Kadri Veseli e Hashim Thaçi

Gjykata Speciale, e cila  pritet të pastrojë skenën politike, është kthyer në makth për disa zyrtarë apo postmbajtës në shtetin e Kosovës. Nën ethe, duket se është gjendur edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili, nuk ka mundur t’i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë interesimit të medias austriake Die Presse. “Jeni ju i shqetësuar se edhe kundër jush , Serbia mund të lëshojë kërkesë arresti?

Ju keni qenë  shefi i shërbimit sekret të UÇK -së dhe nga ana serbe jeni akuzuar për krime lufte”, është pyetur Veseli nga media austriake Die Presse. Mirëpo, ai ka zgjedhur ta anashkalojë pyetjen duke u përgjigjur tjetër për tjetër.

“ Është e dhimbshme që 18 vjet pas luftës Serbia provokon akoma me kërkesa të tilla. Beogradi do bënte mirë nëse do përqendrohej më shumë në dialogun mes neve dhe integrimin në BE”, është përgjigjur Kryetari i Kuvendit. Ndërkaq, përveç, Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli edhe emri i Presidentit Hashim Thaçi, është lakuar për hetime nga Gjykata Speciale. Madje, dyshja Thaçi –Veseli, në lidhje me Gjykatën Speciale, është përfolur nga anëtarë dhe deputetë të PDK –së.

Për më tepër, kohë më parë, analisti Jeton Kelmendi, dërisa ka folur për koalicionin qeveritarë dhe zgjedhjet e parakohshme,  është shprehur se Specialja, po ua dridh këmbët Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. “Padiskutueshëm është direkt e lidhur me Gjykatën Speciale. Ajo ka filluar t'ua dridhë këmbët të dyve, prandaj këtu ka një lojë ping-pongu se kush, kë do ta dërgojë në këtë Gjykatë, a Hashim Thaçi Kadri Veselin apo Kadri Veseli Hashim Thaçin dhe zgjedhjet e tanishme sigurisht do të krijonin një amulli dhe ashtu do të shyhej koha dhe ashtu siç ka ndodhë në shumë procese tjera edhe kjo gjykatë do ta humbë seriozitetin e saj”, pohon Klemendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat