Molliqaj: Kosova nuk do të bëhet shtet, në negociata me Serbinë

Politika

Molliqaj: Kosova nuk do të bëhet shtet, në negociata me Serbinë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:54
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se “Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë në negociata me Serbinë”.

“Nga këto negociata na e premtuan: Njohjen e Kosovës prej Serbisë, ndërsa sollën agresion më të madh të saj, Integrimin e minoritetit serb, ndërsa na e sollën Listën Serbe që e lufton shtetin e Kosovës, Afrimin e Kosovës me BE-në, ndërsa sollën bllokimin e shtetit tonë në organizmat ndërkombëtarë”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

Molliqaj ka thënë se “vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim”.

“Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat