Dyshimet sipas të cilave Presidenti Ibrahim Rugova u helmua!

Politika

Dyshimet sipas të cilave Presidenti Ibrahim Rugova u helmua!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 janar 2017 Në ora: 12:21
Ibrahim Rugova

Janë bërë 11 vite që nga vdekja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa në përvjetorin e vdekjes së tij përsëri janë hedhur dyshime se Presidenti Rugova mund të jetë helmuar e jo të ketë vdekur në mënyrë të natyrshme.

Ka qenë njohësi i zhvillimeve në vend, Haki Abazi i cili ka pohuar përsëri atë që ka thënë edhe me hërët që vdekja e Rugovës është e dyshimtë dhe për këtë duhet të hetohet.

“Vdekja e Presidentit Rugova dhe koha në të cilën ka vdekur e bën të dyshimtë dhe duhet patjetër të sqarohet deri në fund se si ka ardhur deri tek vdekja e tij. Kjo është punë për inspektor dhe investigator që kanë në dispozicion laboratore të sofistikuar ndërkombëtar për të bërë hulumtim të pavarur” kishte thënë Abazi.

Dyshimet e Abazit

Image
Njohësi i zhvillimeve në vend, Haki Abazi

I pyetur nga “Bota sot” se ku i bazon dyshimet e tij rreth mundësisë së helmimit të presidentit, Abazi thotë se propaganda kundër Rugovës është nisur që nga fillimi i luftës, pastaj një sërë tentim atentatesh e bëjnë vdekjen e tij të dyshimtë.

“Historia e dyshimit për vdekjen e presidentit Rugova mbështetet në shumë shtylla, dyshime, zhvillime dhe faktor. Që nga fillimi i luftës është ngritur propaganda kundër Rugovës nga eksponentët  që tani janë në pushtet dhe që kanë qenë nëntoka e lëvizjes Marksiste Leniniste në Evropë. Dhe mandje janë një sërë tentim atentatesh që janë bërë ndaj zotit Rugova, unë mendoj që edhe rrëzimi i aeroplanit në vitin 2001 në pjesën veriore të Kosovës ka pasur lidhje me tentimin e vrasjes së Rugovës dhe në fund një vit para se të shpallej pavarësia, Presidenti Rugova u largua nga kjo jetë” shprehet Abazi.

Sipas tij ekzistojnë edhe dëshmitë që mjekët ekspertë kanë shikuar edhe incizimet e mushkërive para se të diagnostikohej me kancer në mushkri dhe nuk ka pasur shenja të sëmundjes.

“ Ka edhe dëshmi që mjekët ekspert kanë shikuar edhe incizimet e mushkrive disa muaj para se të diagnostifikohej me kancer në mushkri se nuk ka pasur asnjë shenjë të sëmundjeve patologjike në mushkrinjëve, në vijën gjenetike të presidentit nuk ka raste të vdekjës nga kanceri” pohon Abazi.

Ai thekson se e gjitha kjo nuk përfundon këtu, sipas tij refuzimi për të bërë varrimin dhe tentimi për të eksploduar varrin e tij janë dyshime dhe faktorë të mjaftueshëm për ngritjen e dyshimeve.

“E gjitha kjo nuk përfundon këtu, refuzimi për të bërë varrimin dhe tentimi për të eksploduar varrin e tij dhe të gjitha deklaratat për eksplodimin janë dyshime dhe faktorë të mjaftueshmë për të ngritur dyshimin dhe për të kërkuar hetim të plotë ndërkombëtar për vdekjen e tij” thekson Abazi.

Ai shton se procesi i shtetndërtimin ishte bllokuar pas vdekjes së Rugovës dhe se është orientuar drejt fuqizimit dhe pasurimit të një grupi të caktuar.

“ Gjithashtu duhet thënë që procesi i shtetndërtimit është bllokuar plotësisht pas vdekjes së tij dhe ka marrë orientimin drejt fuqizimit dhe pasurimit të një grupi të caktuar që nëse shikohet drejtpërsëdrejti ata janë ose vetë ata po vija e Marksist- Leninisteve të nëntokës dhe që sa ishte gjallë Rugova asnjëherë nuk arritën të vijnë në pushtet. Ai zgjodhi Bajram Raxhepin si partner për qeveri dhe mandje zgjodhi Ramush Haradinaj si partner por asnjëherë klanin Pronto” shton Abazi.

Propozimet për nderimin e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Ndërsa Abazi gjithashtu tregon propozimet e tij se çfarë duhet bërë për nder të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Sipas Abazit tek varri i tij ndërtuar muzeloumin e paqes, duhet krijuar çmimi Ibrahim Rugova për kontributin në ndërtimin e paqes për personalitete dhe veprimtarë të shquar në botë, duhet të bëhet punë e pavarur shkencore për të larguar mjegullinë krijuar ndërmjet Ibrahmi Rugovës dhe Adem Jasharit si dy ikonat e historisë moderne të vendit.

Gjithashtu sipas Abazit, duhet themeluar Universiteti Pubilko- privat për studime të paqes dhe luftës me emrin Ibrahim Rugovës, duhet shpallur Ditën e Ibrahim Rugovës që duhet festuar në ditën kur shtrohet Darka e Lamës.

SHIK-u depërtoi edhe në shtëpinë e Rugovës!

Image
Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava

Kurse, edhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava pohon mundësinë e helmimit të presidentit Rugova.

Sipas Tërnavës, pasi ai i ka shpëtuar disa herë tentimeve të vrasjeve nga ana e kundërshtarëve të tij lehtë mund të konstatohet se është i helmuar.

“Duke i parë rrethanat e pasluftës dhe rivalitetet politike të udhëheqjes politike në Kosovë, të asaj kohe e sidomos vrasjet politike të njerëzve eminentë të LDK-ës, nuk është vështirë të vihet deri të dyshimi se Ibrahim Rugova ka qenë njeriu kryesor i kësaj partie që është dashur të eliminohet. Mbasi ka arritur të shpëtojë disa tentimeve të vrasjes prej kundërshtarve të vet, lehtë mund të konstatohet se është i helmuar. Në atë moshë ende pa i mbushur 61 vite, vetë vdekja, të shtin të dyshosh se dikush ja ka përshpejtuar vdekjen” thotë Tërnava për “Bota sot”.

Tërnava shprehet se shërbimet e asaj kohe si SHIK dhe pjesa tjetër e SHIK-ut e konvertuar si shërbim sekret i LDK-së arritën të depërtojnë në shtëpinë e Rugovës dhe të jenë pjesë e stafit të tij.

“Shërbimet sekrete të asaj kohe si SHIK dhe pjesa tjetër e SHIK e konvertuar si shërbim sekret i LDK-së arritën të depërtojnë në shtëpin e Rugovës  dhe të jenë pjesë përbërëse e stafit të Kryetarit Rugova. Zanafilla e këtyre shërbimeve është e njëjtë dhe botërisht dihet se këto shërbime kanë qenë të një bazamenti të njëjtë dhe njerëzit që i kanë udhëhequr këto shërbime janë të përafërt dhe të përgatitur nga i njëjti shërbim. Në opinion këto shërbime janë paraqitur si shërbime të kundërta, por në esencë këto shërbime kanë qenë të njëjta dhe çka ka planifikuar SHIK-u i ka realizuar shërbimi sekret i LDK-së  i asaj kohe” pohon Tërnava.

Ai shton se dihet se Rugova ka pasur disa atentate fizike dhe mënyra e helmimit ishte më e lehtë për realizimin e zhdukjes së tij.

Tërnava thotë se duhet të zhvillohen hetime për vdekjen e Rugovës mbi bazat e këtyre dyshimeve.

“Botërisht dihet se Rugova pati disa atentate fizike, e kjo mënyra e helmimit ishte mënyra ma e lehtë për ta  realizuar zhdukjen e tij. Mendoj se kishte me qenë korrekte dhe e domosdoshme që të zhvillohet një hetuesi ndaj vdekjes së Rugovës, kështu që opinioni ta dijë të vërtetën e vdekjes së udhëheqësit ideator të atyre viteve të popullit shqiptar, sikur që është parë në ditën e vorrimit në -25 gradë temperatura ishin pjesëmarrës rreth një (1) milion njerëz. Nëse kishin të fillojnë hetimet mbi bazat e këtyre dyshimeve, edhe për familjen e Rugovës kishte me qenë një satisfikcion dhe lehtësim, që njëherë e përgjithmonë kishin me u shkaqet  e vdekjes se tij” shprehet Tërnava.

Teori konsiprative për publicitet

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

Kurse, ndryshe mendon analisti politik, Faton Mehmeti. Ai pohon se gjitha deklarimet janë për t’i bërë publicitet.

“Teoritë konsiprative gjithnjë zgjojnë kërshërinë e publikut, në këte sens deklarimet e Haki Abazit për helmimin sipas tij të presidentit Rugova, bëhen për të bërë publicitet. Disa duke u marrë me emrin e presidentit Rugova mundohen ta rrisin emrin e tij” pohon Mehmeti.

Ai thotë se prokuroria duhet ta merr në pyetje Abazin për dyshimet që ai i bën.

“Prokuroria e shtetit do të duhej të merrte në pyetje Hakiun për ta pyetur se ku i bazon deklarimet e tij. Deri tani Haki Abazi nuk ka dhënë argumente për atë që thotë, prandaj këto deklarata gjykoj se janë të tipit propagandistik. Gjithsesi do ishte e udhës që  z.Abazi të jepte fakte se nga ku i mbështet supozimet e tij, në të kundërtën e gjithë kjo do të sintetizohet si ‘veza e Kolombos’” shprehet Mehmeti.

Dyshimet për mundësinë e helmimit të presidentit Ibrahim Rugova, ishin zgjuar edhe më herët, nga njohësit e rrethanave politike, por edhe njeriu kryesor pas Rugovës në atë kohë, Nexhat Daci, nuk i hedh automatikisht poshtë dyshimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat