BE synon zhdukjen e korrupsionit në arsimin e lartë

Politika

BE synon zhdukjen e korrupsionit në arsimin e lartë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 11:42
Pamje nga tryeza me temë: Fuqizimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë”

Me temë: Fuqizimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë” dhe “Krijimi i një kulture demokratike në shkolla dhe e diversitetit në shkolla”, BE në bashkëpunim me institucione vendore mbajti konferencë me qëllim të zhdukjes së dukurive negative në arsimin në Kosovë.

Zëvendësshefi i Seksionit të Operimeve në zyrën e BE-së në Kosovë, Libor Chlad tha se arsimi nuk mund të qëndroj anash përpjekjeve për t’u përfshirë në korrupsion.

Image
Zëvendësshefi i Seksionit të Operimeve në zyrën e BE-së në Kosovë, Libor Chlad

Ai tha se rezultatet e PISA-s kanë qenë treguesi më i mirë kohëve të fundit që duhet të punohet shumë që të zhduket kjo dukuri nga sistemi arsimor.

Chlad: Korrupsioni ndikon në efiçiencën e arsimit

“Mendoj se qartazi sektori i arsimit nuk duhet lënë anash këtyre përpjekjeve për tu rrekur me korrupsionin. Korrupsioni është diçka që ndikon në efiçiencën dhe i bënë gjërat më të shtrenjta, korrupsioni e ka koston e vet. Të gjithë jemi shqetësuar kur i pamë rezultatet nga testi PISA i bërë në vitin e shkuar, Kosova doli në një nivel më të ulët se sa pritjet që i kishim ne. Mendoj se kjo ka qenë njëfarë mënyre thirrje për tu zgjuar dhe besojmë se bashkëpunimi ynë me Këshillin e Evropës është në kohën e duhur”, tha ai.

Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, tha se MASHT është i përkushtuar që ta përmirësoj këtë gjendje dhe u shpreh se institucioni që ai e përfaqëson do të jep mbështetjen e plotë në këtë drejtim.

Image
Zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi

Krasniqi: Luftimi i korrupsionit të bëhet përmes bashkëpunimit

“Edhe arsimi i lartë si çdo sektor tjetër nuk mund t’i shmanget krejtësisht dukurive negative në masë të vogël apo në të madhe. Arsimi i lartë, mund të flasim më tepër për mungesë të integritetit të institucioneve të arsimit të lartë të cilat sigurisht se në fazën e tranzicionit dhe në fazën e reformimit ë sistemit janë shoqëruara me veprime të cilat e kanë humbur besueshmërinë tek studentët, prindërit dhe tek shoqëria në përgjithësi. Ne në MASHT konsiderojmë se luftimi i korrupsionit dhe parandalimi i tij në sistemin e arsimit të lartë mund të bëhet vetëm përmes rritjes së bashkëpunimit dhe rritjes së transparencës të proceseve dhe gjithashtu dhe rritjes së llogaridhënies në institucionet publike dhe institucionet tjera të arsimit të lartë”, u shpreh Krasniqi.

Ky projekt pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat