Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi me “duar të lidhura”

Politika

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi me “duar të lidhura”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 janar 2017 Në ora: 17:17
Thaçi dhe Veseli

Dy krerët e shtetit, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, në përvjetorin e 18-të masakrës së Reçakut, kanë deklaruar se në Reçak, ishte fillimi i fundit të Serbisë.  Mirëpo, këta dy nuk thanë asgjë dhe nuk kërkuan që edhe kjo masakër duhet të kaloj në filtrin e Gjykatës Speciale. Krime të luftës, si masakra e Reçakut, por edhe një numër i madh i masakrave që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e gjenocidit serb të ushtruar mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare, nuk janë hetuar plotësisht për arsye të ndryshme, siç është edhe pamundësia për identifikimin e dëshmitarëve. Të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarë të Komisionit për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të njeriut.  Përveç kësaj, faktori opozitarë në Kosovë, ka akuzuar vazhdimisht pozitën se nuk kanë bërë asgjë për t`i kërkuar Serbisë zbardhjen e krimeve të luftës.

Barani: Si i njoh Thaçin dhe Veselin

Halit Barani, Kryetar i Qendrës Rajonale të Mitrovicës për të drejtat e njeriut, duke folur për këtë çështje, ka përmendur faktin se Presidenti Thaçi ka bërë homazhe tek varrezat e serbëve. “Se pse i kanë duart e lidhura ata dy persona, që ju kërkoni sqarim, ata e dinë vetë, por edhe popullata e di fare mirë, se kur një njeri shkon pranë një varri të armikut, atij që ka pushkatuar sa herë i ka ardhur  rasti në dorë, duke pushkatuar shqiptarë, civil shumë të pafajshëm. Pra, kjo nuk do shpjegim, sepse këta janë tani kaq të dhimbshëm dhe i marrin në prehër e i puthin fëmijët e atyre që kanë pushkatuar shqiptarë civilë, gra, fëmijë, pleq e plaka.Madje, njerëz edhe të paralizuar kanë pushkatuar, unë këto i di saktësisht me data ”, ka thënë Barani. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat